Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Intervista
Intervista


ÇULIQ: “VETEM NE SHQIPERI JETOHET PA ASNJE PROBLEM PER DALLIME FEJE APO NACIONALITETI” E-mail
Saturday, 19 May 2007

burhanculiqi.jpgÇULIQ: “VETEM NE SHQIPERI JETOHET PA ASNJE PROBLEM PER DALLIME FEJE APO NACIONALITETI”


-Interviste nga Kryetari i Shoqates se Pakices Malazeze “Albamontenegro”me qender ne qytetin e Shkodres,  Burhan Çuliq.

 

SHKODER Ne kete interviste, Burhan Çuliq, Kryetar i Shoqates se Pakices Malazeze “Albamontenegro” ben te ditur per kerkesat qe ia ka paraqitur Presidentit te Republikes ne emer te pakices qe ai perfaqeson, duke u ndalur kryesisht ne te drejten e shenimit te kombesise ne pasaportat e shtetasve shqiptare te kesaj pakice, si nje nder te drejtat e njeriut.Me tej Çuliq shpreh mirenjohjen per gadishmerine e presidentit Moisiu per plotesimin e kerkesave te drejta te kesaj pakice si dhe ben te ditur se te dielen, date 20 maj, eshte i ftuar nga Presidenti Filip Vujanoviç ne darken zyrtare qe do te shtroje ne Cetine me rastin e 1-vjetorit te fitimit te pavaresise se Malit te Zi.

 

-Perpara pak ditesh ju ishit i pranishem ne nje takim qe Presidenti i Republikes Alfred Moisiu zhvilloi me disa drejtues qe perfaqesonin pakica dhe minoritete te tjera ne vendin tone.Ç’fare i parashtruat Presidentit nga ana juaj ne lidhje me pakicen malazeze, interesat e se ciles mbroni?

-Fillimisht deshiroj t’ju bej te ditur se Shoqata e Pakicave Malazeze “Albamontenegro” eshte themeluar ne Shkoder me 24 prill te vitit 2001.Takimi ne Presidence zgjati rreth nje ore.Zoti Moisiu na priti me shume dashamiresi dhe degjoi me vemendje.Te gjithe kryetaret e pakicave ai i pyeti ne veçanti per aktivitetet si dhe per kerkesat e tyre.
Zoti President na beri te ditur se ne baze te nje shkrese qe i kishte ardhur nga Bashkimi Evropian, secili shtetas shqiptar kishte te drejte qe te shenonte kombesine e prerardhjes.Pra, kushdo qe mund te kete kombesi malazeze, serbe, greke etj., tani e tutje nuk do te jete me i ndaluar qe ta shenoje ate ne pasaporten e tij.Siç e dini, ne kohen e diktatures te gjithe shtetasve shqiptare qe rridhnin nga kombesite e tjera iu vendos edhe ne pasaporte kombesia shqiptare, madje iu nderrruan arbitrarisht edhe emrat dhe mbiemrat.Pra ne kerkojme thjesht qe te rikthehemi ne identitet.
Partite politike nuk po na perkrahin si duhet persa i takon zgjidhjes se te drejtave tona dhe nuk po na japin vendin e duhur - ketu nuk kam parasysh vetem pakicen – malazeze - madje po synojne qe te na shfrytezojne.Duke u perqendruar ne kete pike, i kerkova Presidentit qe me autoritetin e tij te nderhynte ne organet perkatese ne lidhje me nevojen e regjistrimit te pakicave.  
Gjithashtu i kam thene Presidentit Moisiu se Shoqata e Pakices Malazeze “Albamontenegro” do t’i sherbeje miqesise dhe bashkepunimit si ure miqesie.Me kete rast ftova edhe perfaqesuesit e shoqatave te tjera per kete qellim.

-Si iu pergjigj Presidenti kerkesave tuaja? 

-Shume mire.Atij bile i erdhi mire kur i thashe se vetem ne Shqiperi jetohet pa asnje problem pa ndeshur dallime feje dhe nacionaliteti.Pra te gjithe keta perfaqesues te kombesive te tjera, te gjithe se bashku duhet t’i sherbejne Shqiperise, ketij vendi qe i ka pritur dhe mbajtur.

-Tani lutem dy fjale rreth largimit tuaj nga Shoqata “Moraça-Rozafa” ne Shkoder.

-Ne ishim bashke ne nje shoqaten e pakicave serbo-malazeze “Moraça-Rozafa”.Ne vitin 2001, me anen e nje vendimi te Gjykates, shoqata jone doli me vete.Deri tani jane shkeputur nga kjo shoqate dhe kane ardhur te shoqata jone “Albmontenegro” te gjithe pjesetaret e pakices malazeze.Ne nuk kemi asgje kunder serbeve pr jemi malazeze dhe duam te kemi shoqaten tone.Deri tani “Albmontenegro” ka 1 mije e 600 libreza anetaresie por do te jene shume me teper ne nje te ardhme te afert.

-Ku banojne kryesisht anetaret e shoqates suaj?

-Kryesisht ne qytetin e Shkodres dhe rrethinat e saj.Por ka per shembull edhe podgoriçane te cilet perbehen nga shqiptare te sllavizuar dhe boshnjake-serbe te konvertuar ne myslimane.Pra nuk jane te gjithe te nje perkatesie kombetare.Ne kete menyre, gjithsecilit pasardhes duhet t’i njihet kombesia e tij dhe nuk lejojme nderrimin e kombesise per ç’faredolloj arsyeje.Kjo nuk do t’i sherbente askujt.

-Si i keni marrdheniet me drejtuesit e Malit te Zi para dhe pas fitimit te Pavaresise?

-Marrdheniet i kemi shume te mira.Vitin qe shkoi, nje dite pas shpalljes se fitores se referendumit kam shkuar ne Podgorice dhe me ka pritur Ministri i Puneve te Jashtme Miodrag Vllahoviç.Ai na beri nje pritje shume te mire.Pasi na degjoi me vemendje me tha tekstualisht: “Çuliq, te prita si kryetar ngaqe kam nje arsye te forte per te te pritur.Shoqata qe drejton ti eshte marre me kulture dhe me lidhjen e bashkive te Malit te Zi dhe Shqiperise.Eshte pikerisht kjo qe na intereson.Ju i keni dyert e hapura tek ne gjithnje nese merreni me keto pune te shoqates.Po u moret me pune te tjera, tek ne do te keni probleme.”.

-Se fundi cilat jane aktivitetet me te aferta qe keni planifikuar si shoqate?

-Se shpejti do te takohemi me Kryetaren e Parlamentit, zonjen Jozefina Topalli, me ambasaden amerikane, franceze, greke si dhe ate gjermane.Po keshtu, diten e diele, date 20 maj, do te jem i pranishem ne darken zyrtare qe do te organizohet ne Cetine me ftese te Presidentit te Malit te Zi Filip Vujanoviç.Ky aktivitet ne te cilin do jene te pranishem rreth 500 te ftuar zhvillohet me rastin e 1-vjetorit te fitores se Referendumit te 21 majit 2006 qe solli edhe shpalljen si shtet te pavarur te Malit te Zi.

INTERVISTOI: ARBEN  LAGRETA

 

Lexo me shume...
 
Interviste me drejtuesin e IDRA,s Auron Pashen E-mail
Sunday, 06 May 2007

auronpasha.jpg.jpgPASHA: “JEMI AKOMA NE NIVELE AMATORESH”.
SHKODER Para pak ditesh, Drejtori Ekzekutiv i Institutit per Kerkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), ishte i pranishem ne Shkodres per nje trainim ne shkalle rajoni ku perfshiheshin edhe nepunes te bashkive te tjera nga rajoni verilindor i vendit.Ne kete prononcim te dhene gazetes “TemA”, Pasha la te kuptohej se pergatitja e nepunesve te bashkive jo vetem ne Shkoder linte shume per te deshiruar persa i takon temave qe ai trainoi se bashku me nje anetar tjeter te stafit te IDRA-s.Trainimi ne fjale u ndoq nga afer edhe nga eksperti Rajonal i USAID-it per Shkodren, Fatlum Nurja.


-Fillimisht lutem te na prezantoni Institutit tuaj si dhe per idene dhe objektivat kryesore qe synoni nepermjet ketij trainimi qe sapo perfunduat ne Bashkine e Shkodres.

Ne jemi perfaqesues nga Instituti per Kerkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA).
Kjo eshte pjese e nje projekti nen ombrellen e Projektit te USAID-it per qeverisjen vendore dhe decentralizimin.Ideja eshte qe ne te ndertojme nje modul trainimi per pushtetet vendore persa i perket koncepteve te vrojtimeve dhe anketimeve, metodologjite, menyra se si perdoren, menyra se si analizohen te dhenat dhe si interpretohen ato.Sepse kemi vene re se ky eshte nje koncept qe po hyn gjithnje e me shume ne jeten e qeverisjes vendore per te pare se si reagojne qytetaret, ç’fare opinioni kane, ç’fare perceptimesh dhe preferencash kane ata per te orientuar vendimet qe merr pushteti lokal ne lidhje me investimet, me problemet nga me te ndryshmet.
Problemi eshte se jemi akoma ne nivele amatoresh persa i perket kryerjes se ketyre sondazheve dhe interpretimit te te dhenave.

-Me fjale te tjera, nepermjet ketij trainimi synoni qe te shmangni anketimet per anketime?

Kjo do te thote se behen sondazhe qe jo realisht pasqyrojne objektivisht opinionet e mases se qytetareve sepse ka nje sistem, nje procedure per keto gjera dhe keto shpeshhere anashkalohen.Pra duhet arritur ne nje standart ashtu si per çdo produkt tjeter

-Ne sa bashki te tjera perveç asaj te Shkodres e keni implementuar kete trainim?

-Eshte trainimi i 4-t qe po bejme.Faktikisht keto trainime jane bazuar ne nivele rajonale.Keshtu kemi bere nje trainim ne Fier per bashkite e Shqiperise se Mesme, nje ne Gjirokaster per bashkite e Jugut, nje te tille ne Pogradec per ate rajon dhe sot jemi ne Shkoder per bashkite e Veriut.
Ideja eshte qe ketu te jene specialiste te pushteteve vendore cilet mund te kene lidhje me marrdheniet me publikun, me sherbimet publike, me marrdheniet qe kane te bejne me keshillat bashkiake per te pasur keshtu mundesine qe nga pikpamja teknike ata te jene ne gjendje te interpretojne ose te kerkojne llogari persa i perket anketimeve.

-A ka pasur perfaqesues edhe nga shoqeria civile ne kete cikel trainimesh qe keni zhvilluar ne 4 rajonet qe permendet?

-Ka pasur edhe nga shoqeria civile.Natyrisht qe ky eshte nje trainim qe u shkon per shtat kujtdo qe deshiron te perdore instrumentin e anketimit por qe ka qene me shume i fokusuar ne bashkite.

-Ne mbyllje, tani qe keni perfunduar kete trainim ne te kater rajonet e vendit, ç’ per nivelin e te trainuarve ose edhe diferencat e tyre ne pergatitje ne varesi te bashkive qe perfaqesonin? 

-Nuk eshte se ka ndonje diference te madhe ndermjet pergatitjes se personelit te bashkive persa i perket ketij komponenti. Ka disa raste ku bashkite kane filluar ta perdorin kete instrument me sukses dhe qe mendoj se mund te ndiqet edhe nga bashkite e tjera.Keshtuqe per momentin mund te them se jemi ne rruge te mbare.

INTERVISTOI:  ARBEN  LAGRETA  

 
Arben Lagreta: Interviste me CRISTINA DE ECHANOVE E-mail
Monday, 09 April 2007

 vajzat.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

CRISTINA  DE  ECHANOVE: “FERMERET  DHE  BUJQIT  SHQIPTARE  KANE  NJE  KULTURE  SIPERFAQESORE”.SHKODER Para pak ditesh perfundoi nje trainim 4-javor me specialistet e bujqesise dhe te frutikultures se Shkodres i organizuar nga Unioni i Frutikultures dhe Fermereve te Navares (UAGN) nga Spanja ne kete qytet.Ka qene OXFAM organizata qe ka perzgjedhur per kete trainim rajonin e Shkodres.Ne kete interviste dhene gazetes “TemA”, dy nga trainuesit e radhes, inxhinieret e agronomise Cristina de Echanove dhe Sandra Munoz te ardhura nga kryeqyteti i Navares, Pamplona, flasin per temat qe ato dhe koleget e tyre trainuan per 4 jave fermeret shkodrane…
I N T E R V I S TE
-Fillimisht lutem te na shpjegoni shkurtimisht per lexuesin e gazetes ne lidhje me organizaten dhe rajonin nga Spanja qe ju perfaqesoni…
-Ne vijme nga Navarra, rajon ne veri te Spanjes.Atje ndodhet edhe organizata jone qe quhet Bashkimi i Bujqve dhe i Fermereve te Navarres (UAGN).Kjo organizate ka nje fondacion i cili u jep trainime fermereve te ketij rajoni per profesionin e tyre.UAGN ben pjese ne projektin e bashkepunimit dhe te kooperimit me Shqiperine.Prandaj jemi ketu qe prej 4 javesh.
-Perse perzgjogjet rajonin e Shkodres per kete trainim?
-Eshte OXFAM ajo qe ka perzgjedhur Shkodren.Ne erdhem ketu ne saje te ketij rekomandimi.

Lexo me shume...
 
Interviste me mjekun Artan Mesi E-mail
Monday, 26 March 2007

tanmesi.jpgMESI: “SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ESHTE NEN KONTROLL”
-“Situata epidemiologjike ne rrethin e Shkodres eshte nen kontroll.Ne qender te vemendjes eshte mbikeqyrja e niveleve te ndotjes si dhe vaksinimi i personelit te veterinereve me vaksinen kunder gripit te shpendeve.”, ka qene ky ne vija te trasha konkluzioni i prononcimit qe dha dje, Shefi i Repartit te Epidemiologjise prane Drejtorise se Shendetit Paresor ne Shkoder, mjeku Artan Mesi.


SHKODER “Situata epidemiologjike ne rrethin e Shkodres eshte nen kontroll.Ne qender te vemendjes eshte mbikeqyrja e niveleve te ndotjes si dhe vaksinimi i personelit te veterinereve me vaksinen kunder gripit te shpendeve.”, ka qene ky konkluzioni i prononcimit qe dha dje Shefi i Repartit te Epidemiologjise prane Drejtorise se Shendetit Paresor ne Shkoder, mjeku Artan Mesi.

 

Lexo me shume...
 
Interviste me kryetarin e ri te Bashkise Shkoder E-mail
Friday, 16 March 2007

lorenclukaLUKA:  “KJO NUK ISHTE FITORJA IME POR FITORJA E SHKODRES”.
SHKODER Në këtë intervistë, kandidati fitues demokrat i bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka jep opinionet e tij për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit, realizimin e standarteve,për pjekurinë politike të qytetarëve që e zgjodhën si dhe vlerëson maturinë dhe edukatën qytetare të rivalit të tij të majtë në momentin pranë përfundimit të procesit të numërimit të votave.Duke i siguruar atij bashkëpunim dhe predispozitë përsa i takon realizimit të projekteve të tija të vlefshme për Shkodrën…
Ende pa e marrë zyrtarisht shiritin e Kryebashkiakut të Shkodrës, Luka vijon punën si zakonisht në pozicionin e tij ende aktual, atë të Kryetarit të Këshillit të Qarkut të Shkodrës.

Lexo me shume...
 
<< Fillim < Prapa 1 2 3 4 Para > Fund >>

Rrezultatet 10 - 18 e 32

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 5°C
Mes.: -2°C
Lag.: 93%
Shpejt.: 51 km/h
Drejtimi: 10°
Barom.: 988.1 mb
N
Vizitore: 1423461

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page