|
|
Monday, 08 May 2006 |
|
Po rikthehet sërish atë vend ku ka studiuar si nxënës i të mëdhenjve Naim Frashëri, Kujtim Spahivogli, Kadri Roshi e shumë emrave të tjerë të gjinisë së teatrit. Është rikthyer aty ku u ngjit për herë të parë në skenë si nxënës dhe si profesionist, aty ku shijoi artin e magjishëm të regjisurës, aty ku pluhuri i largesës nuk ka mundur të fshijë dot gjurmët që kanë lënë veprat dhe puna e mrekullueshme e Serafin Fankut. Këto vepra rrinë në piedestalin e vlerave të kombit tonë bashkë me shumë të tjera, të cilat magjishëm kapërcejnë çdo kufi kohe dhe hapësire duke treguar punën brilante të gjithë gjenive të artit. Koha i ka dhuruar fije floku të bardha të cilat ja shtojnë hijeshinë dhe rinojnë këtë shpirt të ri artisti.Ka ardhur së bashku me një grup të madh artistësh për të vënë në skenë dramën “Babai” të shkruar nga një tjetër emër i madh siç është Ruzhdi Pulaha, me skenografi të Kristo Çalës dhe me një trup aktorësh emra që kanë lënë gjurmë në skenën e teatrit si: Mehdi Malkaj, Ahmet Basha (artist i merituar) Rajmonda Bulku, Elida Janushi, Arben Derhemi, Anila Bisha, Dritan Boriçi, Suela Konjari dhe Anila Muça. Do të jetë e shtuna e datës 6 maj që do të na krijojë mundësinë të shijomë padyshim një tjetër perlë të Serafin Fankut, që do të na e përcjellin interpretimi i aktorve.
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
Sunday, 09 April 2006 |
|
Nga Gjakova, ku hodhi hapat e parë, në Tiranën e sukseseve. Më tej në Izhev, qytetin e dashurisë së tij, e mandej në skenat botërore.Një dyzim që e dëshiron gjithmonë, aq herë sa shpirti i tij gjendet mes dy dashurive; muzikës dhe jetës. Kështu ndihet i lumtur, i plotësuar dhe përherë nostalgjik. Në të vërtetë çdo artist ka pak nga këto, por teksa të flet, ndjen se dashuria tek ai fle gjithmonë, ashtu e brishtë, e çiltër si vetë muzika, plot tinguj, si notat. Tregon se në familje ka qenë përherë nota e shtatë "Si" dhe kjo i pëlqen. Aq më tepër kur kjo gjë dokumentohet dhe mes rreshtave të pafund të një libri.
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
Friday, 07 April 2006 |
|
Kur fillon fundjava per ju ?Pas nje jave shume te ngarkuar, fundjava per mua fillon vetem ne diten e djele. Por jo gjithmone ndodh keshtu. Shpesh edhe e diela nuk eshte krejt dite pushimi per mua, sepse ndodh qe me duhet te dal ne pune. E megjithate une preferoj ta quaj te tille, ose me mire ta kem te tille. Cili eshte veprimi i pare qe beni ne diten e pare te pushimit?Mund te flas me mire per mosveprimin e pare. Duke qene se gjate gjithe diteve te javes jam e detyruar te zgjohem heret ne mengjes, ne diten e pushimit i lejoj vehtes qe te zgjohem jo heret. Kurse veprimi i pare eshte ngrenia e mengjesit, se bashku, me gjithe familjen. Ky eshte nje moment qe une e pelqej shume. Te cilin perpiqem ta respektoj gjithnje.
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
Friday, 07 April 2006 |
|
Violina Dashuria e ime e pare.Keni marrë pjesë në shumë spektakle televizive dhe tani jeni shfaqur tek publiku si këngëtare. Përse zgjodhët pikërisht botën e muzikës?Kjo nuk është një rastësi pasi unë jam marrë me muzikën që në moshë të vogël, ku për 12 vjet kam studiuar për violinë. Gjatë kohës që unë kam qenë në shkollën e mesme, jam aktivizuar në shumë aktivitete të shumta shkollore, ku kam marrë dhe shumë çmime. Më pas dëshira e madhe për t’u angazhuar akoma më shumë në botën e spektaklit, më bëri që të merrja pjesë në shumë spektakle, ku një ndër këto ka qenë dhe Mis Shkodra në vitin 2003.
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
<< Fillim < Prapa 1 2 3 4 Para > Fund >>
|
| Rrezultatet 28 - 31 e 31 |