Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Intervista
Intervista


GJYREZI: “JO DELEGIMIT TE JOZEFINA TOPALLIT NE ZGJEDHJET E PD NE SHKODER E-mail
Friday, 05 September 2008
  GJYREZI: “JO DELEGIMIT TE JOZEFINA TOPALLIT NE ZGJEDHJET E PD NE SHKODER

Në këtë intervistë, intelektuali i njohur shkodran Qamil Gjyrezi flet për shëndrrimin e drejtuesve lokalë dhe partiakë të degës së PD në Shkodës si persona që kanë personalizuar partinë dhe që po e përdorin atë vetëm për interesat e tyre personale dhe klanore. Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e parashikuara këtë muaj në strukturat drejtuese të demokratëve në rang qarku, Gjyrezi shprehet totalisht kundër delegimit nga qendra të Jozefina Topallit si mbikqyrëse e këtij procesi në Shkodër. Ai e akuzon Topallin si inspiruese të nepotizmit, krijimit të grupeve klanore si dhe eleminuese të kandidaturave të goditura në Shkodër të kësaj partie të cilat do ta kishin eklipsuar me kohë figurën e saj.
Ish-kryetar i komisionit të Kulturës në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, Gjyrezi është pedagog i psikologjisë artistike pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” si dhe i trompës pranë liceut artistik “Prengë Jakova. Ai është diplomuar gjithashtu në jurisprudencë ku ka marrë edhe liçencën e avokatit si dhe në gjermanistikë.


Gjyrezi: “Nëse Jozefina Topalli do të jetë përsëri e deleguar në zgjedhejt e PD-së në rang qarku në Shkodër, mund t’ju siguroj se situate në këtë parti do të jetë përsëri ashtu si gjatë 3 viteve të fundit. Pra do të kishim përsëri një degë partie thuajse inekzistente e cila do të varej nga drejtimi nepotist dhe klanor.”


I N T E R V I S T E 

Gjatë bisedës keni përsëritur disa herë që Dega e Partisë Demokratike e Shkodrës i ka mbyllur dyert për anëtarësinë dhe publikun duke humbur kështu çdo lloj kontakti që pas ardhjes në pushtet. Lutem diçka më tepër rreth këtij konstatimi jo vetëm tuajin, tani në prag të zgjedhjeve vendore në këtë parti.

Ka tre vjet që Dega e Partisë Demokratike në Shkodër është inekzistente që pas ardhjes në pushtet në vitin 2005. Për anëtarësinë e thjeshtë ajo nuk funksionon fare, nuk jep informacion për elektoratin dhe publikun kështuqë edhe transparenca është zero. Kjo parti në Shkodër është kthyer në një parti tavolinash ku vendimet dhe emërimet merren nëpër lokale dhe krejtësisht në baza nepotike, grupimesh dhe lobimesh.

Ku konsiston shqetësimi juaj për fazën e zgjedhjeve në këtë parti dhe përse?

Jam prej atyre individëve që kam bërë politikë lokale. Siç dihet kam qenë edhe kryetar i Komisionit të Kulturës në Këshillin Bashkiak të mëparshëm të Shkodrës.
Shqetësimi im për demokracinë e brëndshmë në degën e kësaj partie në Shkodër është i hershëm dhe daton para vitit 2005. Që atëherë unë kam kërkuar votime demokratike dhe institucionalizimin e fraksioneve.

Pra sipas jush, në PD-në e Shkodrës nuk ka patur votime demokratike? Lutem diçka më konkretisht nëse keni në këtë pikë…

Shpesh në PD nuk ka pasur votime demokratike dhe këto votime të të zgjedhurve brenda strukturave janë kontestuar herë pas here në Konventën e kësaj partie në qendër. Sidomos pas vitit 2005 edhe emërimet janë kryer në qarqe të mbyllura dhe jotransparente. Por edhe në vitin 2004, në nëndegën e PD-së ku bëj pjesë, më kanë vjedhur votat gjatë votimit për drejtuesit e strukturave të kësaj partie. I pata kërkuar zgjidhjen e kësaj padrejtësie flagrante ish-kryetarit të PD-së së Shkodrës Lorenc Lukës si dhe deputetit Astrit Bushati. Për ironi më thanë tekstualisht se ‘kështu funksionojnë gjërat në PD-në e Shkodrës’. Njëkohësisht, ankimimin tim për të njëjtin problem e pata dërguar edhe pranë një komisioni inekzistent të PD-së në qendër që merrej gjoja me këto parregullsi…

Sipas jush, përsë drejhtuesit e mësipërm qendrorë dhe vendorë kanë vepruar në këtë mënyrë?


Sepse ata janë persona që funksionojnë në bazë lobesh dhe nepotizmi. Ata duan ta përdorin partinë për interesat e tyre personale. Atyre ua kam bërë të ditur me kohë se më kanë përdhunuar kontributin tim. Pikërisht për këtë jam shumë i shqetësuar. Opinioni publik në Shkodër dhe më gjerë e di mirë se unë kam kontribuar sinqerisht pas vitit 1997.

Kohët e fundit në Shkodër po vërehet një shqetësim i disave prej anëtarëve dhe drejtuesve të hershëm të Partisë Demikratike të Shkodrës përsa i takon ndërhyrjeve të paprecedenta nga lart përsa i takon zgjedhjes së drejtuesve vendorë të kësaj partie në Shkodër, tashmë në rang qarku në bazë të organizimit të ri të kësaj partie. Ç’mund të na thoni për këtë fenomen?

Natyrisht që pas 2005 kjo parti mori një natyrë autoritare, joinstitucionale. Kështu është qendra që emëron persona në poste të ndryshme drejtuese partiake apo shtetërore duke mos përfillur mendimin e bazës.Pra të gjithë këto individë ‘të bekuar’ zgjidhen në bazë të interesave të drejtuesve në qendër të PD-së. Kjo e dëmton rëndë demokracinë dhe dëshirën e atyre anëtarëve që duan të jenë pjesë e një partie e cila pretendon të jetë e hapur dhe shpresoj të bëhet e tillë. Zgjedhjet në PD janë zgjatur tej mase madje është thyer edhe statute i kësaj partie. Meqenëse është një parti në pushtet duket se janë marrë më tepër me pushtetin, si me atë lokal ashtu dhe me atë qendror, duke harruar kështu partinë.Ky fenomen i ka dhënë shansin shumë individëve drejtues në PD që të jenë sektarë dhe preferencialë në zgjedhjet e tyre.

Në mediat vizive lokale jeni shprehur kundër pranisë së Jozefina Topallit si e deleguar nga qendra për mbikqyrjen e këtyre zgjedhjeve në Degën e Partisë Demokratike të Shkodrës. Cila është arsyeja e këtij shqetësimi?


Këtë e kam deklaruar dhe po e deklaroj përsëri publikisht, tashmë në median qendrore. Pra jam totalisht kundër delegimit të Jozefina Topallit nga PD-ja në Shkodër. Dei para vitit 2005 kam pasur respekt për të por pas ardhjes në pushtet ajo tregoi se i përket vetëm një grupi të caktuar njerëzish në PD, si në qendër ashtu edhe në Shkodër.
Ajo ka luajtur një rol negativ por edhe totalitar në emërimin e mjaft personave pa kurrfarë kontributi në poste shtetërore. Personalisht jam larguar direkt prej saj nga Këshilli Bashkiak për më tepër pas një kontributi dhe aktiviteti shumë të mirë dhe aktiv në fushën e kulturës, madje edhe përtej kufijve të cilin e njohin mirë mbarë qytetarët shkodranë.Po kështu është Topalli ajo që ka hedhur poshtë në mënyrë guerrilase kandidaturën time si drejtues të një institucioni informues dhe kulturor në Shkodër.
Jam prej atyre njerëzve me projekte dhe ide si dhe me të drejtën qytetare për tu përfaqësuar por Kryetarja e Parlamentit, kryetari i Degës së PD-së si dhe kryebashkiaku i Shkodrës më kanë larguar nga përfaqësimi. Vlen të theksoj se projektet e mia kanë qenë mjaft frytdhënëse për Shkodrën. Konkretisht kam kërkuar reformën në kulturë por asnjëri prej tyre nuk e ka çarë kokën për këtë punë.
Përfundimisht, nëse Jozefina Topalli do të jetë përsëri e deleguar në zgjedhejt e PD-së në rang qarku në Shkodër, mund t’ju siguroj se situate në këtë parti do të jetë përsëri ashtu si gjatë 3 viteve të fundit. Pra do të kishim përsëri një degë partie thuajse inekzistente e cila do të varej nga drejtimi nepotist dhe klanor.


INTERVISTOI: ARBEN  LAGRETA


Lexo me shume...
 
Intervista me monsinjor Klaudio Ēelin! E-mail
Thursday, 31 January 2008
Radio Shkodra me 21 mars 1991: “Intervista me monsinjor Klaudio Çelin!”
 
Per kete shkrim mu ba shkas shkrimi me titullin “Memorie” ne gazeten Culturaclubteftatashkokoco: http://groups.yahoo.com/group/culturalclub-teftatashkokoco/message/2659 :
Lexo me shume...
 
Interviste me Gilman Bakallin E-mail
Monday, 19 November 2007
gilman bakalli1. Raportet në KLD po ndryshojnë në favor të pozitës. Keni ju një koment për këtë?

Duke gjykuar nga ndryshimi i fundit në strukturën e KLD-së (zgjedhja e z. Kreshnik Spahiu si nënkryetar i saj; kurse ardhja e z. Alibeaj nuk mund të merret fort në konsiderate në lidhje me atë që nënkupton pyetja juaj, pasi ai zëvendëson një minister drejtësie me të njëjtin vokacion politik) nuk më rezulton të kemi ndonjë ndryshim cilësor në raportet e pushtetit brenda KLD-së, i cili do të ishte në favor të pozitës. Të paktën në aktivitetin publik të z. Spahiu nuk kam konstatuar ndonjëherë elemente militantizmi apo preferenciale ndaj pushtetit aktual. Gjithsesi ai ka tashmë një post drejtues dhe mbetet për t’u parë nëse do ta ruajë pavarësinë që kërkon detyra e tij.
Lexo me shume...
 
Intervistė me aktorin e madh tė humorit Zef Deda E-mail
Saturday, 22 September 2007
Speciale / Ekskluzivezef_deda_bes-bekt1.jpg
Intervistė me aktorin e madh tė humorit Zef Deda.
“Mė plas zemra me e ba me qeshė kėtė popull”
Nga Besi Bekteshi
Krejtėsisht i lirshėm dhe njė humor tė vazhdueshėm njė nga mjeshtrat e interpretimit dhe njė trashėgues i denjė i tė gjithė plejadės nė kohė tė humorit mė tė pėrveēėm, origjinal dhe krenar si shkodran, Zef Deda tregon jo vetėm idetė e tij pėr humorin dhe Shkodrėn, por edhe pėr  artin nė pėrgjithėsi me tė gjitha vėshtirėsitė e tij nė kohėn e sotme.
Lexo me shume...
 
Pak drite mbi lidhjet e herdhme Shqiptaro-Franceze E-mail
Monday, 16 July 2007
engjell_ceka.jpgPAK DRITE MBI LIDHJET E HERSHME SHQIPTARO-FRANCEZE
-Ekonomisti shkodran Engjėll Ēeka, nė kėtė intervist flet pėr kontributin qė ka dhėnė gjyshi i tij, Mikeli, nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė kur punonte si ndihmės i Konsullit tė Francės nė Shkodėr..

SHKODER Qyteti nė tė cilin, deri nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, ishin instaluar konsullatat e shteteve kryesore tė Evropės, Shkodra, sot ruan vetėm reliket dhe kujtimin e tyre.Engjėll Ēeka, pasardhės i njėrės prej familjeve mė tė vjetra qytetare shkodrane prononcohet pėr kontributin qė gjyshi dhe vėllai i tij dhanė pėrsa i takon marrdhėnieve shqiptaro-franceze, nė pozicionin e drejtpėrdrejtė qė u ofronte qenia nė Shkodėr e konsullatės frėnge.Ndonėse ishte gjysma e dytė e shekullit tė 19-tė, periudhė kjo mjaft e errėt pėr Shqipėrinė, kontributi i vėllezėrve Ēeka shkon pėrtej lidhjeve tė tyre tė drejtpėrdrejta me konsullatėn frėngė nė Shkodėr.
Lexo me shume...
 
<< Fillim < Prapa 1 2 3 4 Para > Fund >>

Rrezultatet 1 - 9 e 32

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 15°C
Mes.: 15°C
Lag.: 91%
Shpejt.: 32 km/h
Drejtimi: 270°
Barom.: 986.1 mb
W
Vizitore: 1424020

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page