Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione
Opinione
Opinion

Kabil Bushat:Tefė Palushi, i harruari i bashkisė sė Shkodrės PDF Printo E-mail
Kulturore
Monday, 15 January 2007

bushati_kabilKabil Bushat:Tefë Palushi, i harruari i bashkisë së Shkodrës.Kanë kaluar 21 vjet që kur karikaturisti i mirënjohur Shtjefën Palushi,u nda para kohe nga jeta.Ishte data 18 korrik 1985.Ishte vetëm 41 vjeç,në kulmin e forcës së tij krijuese. Dhe Shkodra e percolli me lot në sy birin e saj të dashur i cili për vite me radhë me barcoletat dhe karikaturat e tij, e mbajti si flakë Olimpike humorin tradicional shkodran. Në atë trup të dobët kishin lëshuar rrënjë të shëndetshmë dhe harliseshin humori, satira, grotesku  e ironia plot finesë e ndjenjë. Pas varrimit, në atë ditë vere të vitit 1985, drejtoresha e tij Lirije Ymeri, kur e pyetën se si do të bënte me tej fabrika e pelhurnave Shkodër pa dizenjot e shkelqyera të Tefës ajo u pat shprehë:”Mua më dhimbset jeta e tij e re, por sa për punime ai na ka lënë dizenjo të gatshme edhe për 20 vjet…” Tefa e kishte pasion punën.Nga  duart e tij kishin dalë miliona metër linear pelhurna te dizenjuara bukur e plot shije,pelhurna që u bënë të njohura në të gjithë vendin e deri në Azi

Lexo me shume...
 
Kabil Bushati:Motra Tone nuk ėshtė “motra” e Tiranes PDF Printo E-mail
Kulturore
Monday, 15 January 2007

bushati_kabilKabil Bushati:Motra Tone nuk është “motra” e Tiranes.Para pak kohësh se si me erdhi ndër mend piktura e famshme e Kolë Idromenos “Rruga për në ferr”e cila për vite me radhë qëndroi e ekspozuar në muzeun ateist të qytetit të Shkodrës. Mendova se gjatë ndërrimit të sistemeve, kur ky muze u mbyll për të mos u hapur më, piktura famoze do të ishte zhdukur si shume vepra arti të tjera në Shqipëri e ndoshta kishte kapërcyer klandestinçe detrat me skaf e do të ishte shitur jashtë shtetit. Nisa të interesohem dhe pas shumë takimesh e telefonatash mësova se kjo pikturë ishte shëndosh e mirë nën ruajtjen e muzeut historik të Shkodrës.Shkova,e pashë dhe psherëtiva i lehtësuar e thashë me vehte “shyqyr o Zot, paska shpetuar kjo perlë e Mjeshtrit Idromeno”. është e vetmja perlë nga Mjeshtri që i ka mbetë qytetit tim. Motrën Tone, Harapin e Beledijes,Hamallin e Gjymrykut e të tjera e të  tjera ia ka grabitë Tirana.Regjimi i Enver Hoxhes fill në vitet e para të ardhjes në pushtet,grabiti pikturat e kolosëve shkodranë. U grabitën pikturat e Kolë Idromenos,Ndoc Martinit, Simon Rrotës, Zef Kolombit etj.   

Azhornimi i fundit ( Wednesday, 17 January 2007 )
Lexo me shume...
 
Dr. Zef Mirdita: Fishta, kolos i mendimit dhe i letėrsisė PDF Printo E-mail
Kulturore
Saturday, 13 January 2007

fishtaportretKOHA JONE me 13.01.2007:
Fishta, kolos i mendimit dhe i letërsisë
Shkruar nga Administrator    
nga Dr. Zef Mirdita

Frati që luftoi pseudointelektualët, pseudoeuropianët, pseudoshqiptarët.

“Bini, Toskë, ju, bini Gegë/ Si dy rrfé, qi shkojnë tue djegë!

Të flitet për P.Gjergj Fishtën, nuk është as lehtë, e nuk është as thjeshtë. Sado që është nderë e madhe, më e madhe është përgjegjësia.

Azhornimi i fundit ( Saturday, 13 January 2007 )
Lexo me shume...
 
Nderi Shkodres Profesor Kole Kamsi PDF Printo E-mail
Kulturore
Friday, 12 January 2007

Shekulli :Arbëreshët e Kolë Kamsit, Nderin e këqyrin, armët i kanë për zemërAnila Dushi  12-01-2007.Shkodër - "Shqiptarët e Italisë" është botimi i fundit i sektorit shkencor të albanologjisë së Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi". Libri i shkruar nga Mësuesi i Popullit Kolë Kamsi të tërheq qysh në krye kur rreket të japë hartën e provincave shqiptare në Itali me gjithë ilustrime dhe foto të rralla të figurave të tilla si Skënderbeu, Jeronim De Rada, Gavril Dara i Riu etj., që janë dhe prezantimi i parë me veprën e Kolë Kamsit.

Azhornimi i fundit ( Saturday, 13 January 2007 )
Lexo me shume...
 
Fan Noli intelektuali kockėfortė.Nga Tonin Ēobani PDF Printo E-mail
Kulturore
Tuesday, 09 January 2007

KOHA JONE me 08.01.2007:Fan Noli intelektuali kockëfortë.Nga Tonin Çobani. Në 125-vjetorin e lindjes Fan S. Noli (1882-1965) u lind në Ibrik-tepe (Qytezë) të Turqisë Evropiane. Pasi mbaroi mësimet e mesme në vendlindje (gjuhën shqipe e mësoi në mjedisin e vet familjar), emigroi në Greqi dhe Egjipt, për t’u vendosur përfundimisht në SHBA (1906). Në moshë të rritur përfundon studimet në konservatorin e muzikës të Nju-Inglendit në Boston (1937) dhe në moshën 63-vjeçare merr titullin doktor në filozofi nga Universiteti i Bostonit për disertacionin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu 1405-1468”.Gjatë viteve 1920-24 qëndroi në Shqipëri, ku u mor me politikë dhe u bë kryeministri i Qeverisë së Parë Demokratike Shqiptare.Fan Noli e filloi krijimtarinë letrare me publicistikë. Paralelisht me të shkroi poezi, dramë dhe muzikë origjinale; përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore dhe mjaft pjesë nga Bibla për nevojat e Kishës Autoqefale Ortodokse, që ai vetë e themeloi më 1908. Botoi dy variante të “Historisë së Skënderbeut” dhe një studim në anglisht, “Bethoven dhe revolucioni francez”. E gjithë poezia e tij përmblidhet në dy vëllime “Album” (1948) dhe “Album II” (1966).

Azhornimi i fundit ( Tuesday, 09 January 2007 )
Lexo me shume...
 
<< Fillim < Prapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Para > Fund >>

Rrezultatet 82 - 90 e 249

L A J M E R I M E

“Mėsojmė dhe argėtohemi”
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423.


 
Giffoni Film Festival
giffoniKinema Millenium
Shkoder
Tetor 2008
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 31°C
Mes.: 31°C
Lag.: 36%
Shpejt.: 14 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 1013.2 mb
WSW
Vizitore: 1215765

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page