Opinion
|
|
Kulturore
|
|
Sunday, 04 February 2007 |
|
Eshtrat e njezet-e-tete mije herojve, deshmoreve dhe viktimave te Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi duhet te jene trazuar me 5 maj 2005, kur kane degjuar se ceremonia e respektimit te kujtimit te tyre ne varrezat ku pushojne, eshte bere e ndare ne grupazhe politike. Pozite-Opozite kane refuzuar te perkujtojne se bashku keto heroj qe dhane jeten e tyre per lirine e vendit te okupuar. Cdo individ si qytetar, dhe kolektivi yne si komb shqiptar, duhet te ndihet i fyer rende nga nje sjellje e ketille banditeske. Para arkivolit te nje te vdekuri, bota e qyteteruar tregon dhembje dhe respekt. Po per 28 mije viktimat e luftes? Njeriu qe gjykon dhe ruan akoma te pafelliqur ndergjegjen, zakonisht ndalet, heshte, mendon dhe nderon...!
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
Kulturore
|
|
Wednesday, 31 January 2007 |
|
Nga KOHA JONE:Nikolin Gurakuqi, artist brilant
Regjisori i Operas së Tiranës “një artist shqiptar brilant me kulturë të gjerë evropiane”
Portret artisti i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletiti
Shkak për të skicuar portretin artistik të regjisorit tanimë të njohur të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Nikolin Gurakuqi, u bë një shkrim i gazetës italiane “Il Gazzettino” e muajit dhjetor të 2006-s, ku shkruhej për premierën absolute të “Ballos me Maska” (Verdi) në Tiranë. Në fakt, shkrimi bën fjalë për dirigjentin italian, Eddi De Nadai, si protagonist i kësaj shfaqjeje, duke bërë edhe një farë historiku për traditat e vonuara të Operas Lirike në Tiranë, përzierë me ironinë e gazetarit për sistemin enveristo-stalinisto-maoist
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
Kulturore
|
|
Wednesday, 31 January 2007 |
|
Kohe ma pare, kur isha ne Itali, shkojshe shpesh ne Spitalin e Madh te Bolonjes per ti ndejte afer nji mikut tem te shtruem aty. Ne te njajten dhome ishte i shtruem edhe nji italian nga Bolonja me emnin Karmelo. Ai ishte nji mesoburre dhe shume i njerzishem. Atè vinte me e pà, me i ndejt afer, me i sherbye, nji grue ezmere, me nji veshje elegante, me nji sjellje shume delikate dhe mund te tham se ishte edhe mjaft simpatike. Mbante nji pale syza me nji skelet te holle ari, qe i shkojshin shume me ngjyren e saje te lekures dhe e bajshin fetyren e saje edhe ma terheqese. Mbas dy tri orve ajo ikte.Nji dite, mbas shume ditesh, tue perfitue nga afrimi me Karmelon, une u shtyna dhe e pyeta se kush ishte kjo grue. Ai mu pergjigj se ishte grueja e tij dhe filloi te me diftonte historine e vet. Me gruen teme, me tregonte Karmelo, shkojme shume mire. Kam pase fat, qe jam martue me kete grue! Tue bashkejetue me tè, kam pase rast te njoh fene e saje islame dhe dale nga dale fillova te thelloj njohtunite e mija rreth kesaj feje. Ma se fundi mue mu mbush mendja dhe u ketheva nga kristjan ne musliman.
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
Politike
|
|
Friday, 26 January 2007 |
|
A thue mund ta kalojne kosovart “Provimin"?
Sadoqe Shqipnia sa e sa here gjate 2000 vjetve asht kene pushtue prej
t’huejsh, asnjeri deri m’sot nuk ka pase guximin me thane se ajo nuk
asht toke shqiptare.
Po Kosova a asht toke shqiptare?
Serbt thone Jo! Kosova nuk asht toke shqiptare, por asht toke serbe.
Serbt pohojne se “…ne Kosoven serbe Turkia pat prù shqiptar te kethyem
nga kristjan ne musliman dhe se shqiptart janë ardhacakë…”. Ç’fare
provash kan serbet per kete pohim te tyne? A kane prova serbet se
shekuj para pushtimit turk ata kane qene aty? Dihet historikisht se
gjate shekujve sllavt i kan pase shty drejt jugut ilirt, te cilet
jetojshin ne ate rryp toke, qe e gjithe bota e ka pase quejt gjithmone
ILLIRICUM, qe shtrihej perngjate bregdetit Dalmat prej Trieste e
poshte. Kete e tregojne hartat e vjetra. Kete e tregojne vorret ilire,
qe jane gjete nga Triestja e perngjate Dalmacise si dhe shume prova te
tjera. Mire se Dalmacia paska qene toke ilire, po Kosova a asht toke
iliro-shqiptare?
Kosovart thone Po! Kosova asht toke shqiptare dhe nuk asht toke serbe,
sepse pamvarsisht nga konvertimi i tyne nga kristjan (katolik apo edhe
ortodoks paste ken ndoi pjese e tyne) ne musliman, ata kane qene aty
edhe para pushtimit turk, prandej Kosova asht toka e vet. Ç’fare
provash bindese mund te paraqesin kosovart per ate qe pohojne?
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
Kulturore
|
|
Monday, 22 January 2007 |
|
Zef Kolombi, 100 vjet
Elsa Demo
21-01-2007
Formimi si piktor në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë ndihet plotësisht në veprën e Zef Kolombit. Kaq mjafton për të përgënjeshtruar të gjithë ata që "e kanë konsideruar fatkeqësisht dhe në mënyrë të pamoralshme si të parin piktor të realizmit socialist, fakt i dhimbshëm që nuk qëndron." Në 100 vjetorin e lindjes së Zef Kolombit studiuesja Suzana Varavarica Kuka, në bashkëpunim me ideatorin e këtij përvjetori, kolegun Ylli Drishti, i bën me këtë përkufizim një revizionim të rëndësishëm figurës dhe veprës së piktorit që do të përkujtohet për një javë 3-10 mars në Shkodrën e tij. Galeria Kombëtare e Arteve, në bashkëpunim me galerinë e Shkodrës, ekspozojnë thuajse gjithë krijimtarinë e Piktorit të Popullit Kolombi, titull që ai e mori pas vdekjes në vitin 1949 kur stimujt e realizmit socialist nuk kishin lindur akoma. Së bashku me veprat që vijnë nga Tirana, rreth 40, gjatë javës së aktiviteteve kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Zef Kolombit prezantohet dhe një albumi me krijimtarinë e tij, një film dokumentar dhe tema studimore mbi artistin e një prej figurave më të rëndësishme të artit pamor shqiptar në gjysmën e parë të shek.XX.
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
|
<< Fillim < Prapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Para > Fund >>
|
| Rrezultatet 73 - 81 e 249 |