Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione
Opinione
Opinion

Bashkia e Vilajetit te Shkodres dhe ajo e qyteti te Durresit! PDF Printo E-mail
Kulturore
Wednesday, 04 April 2007

gjergjfishtamonument.jpgBashkia e Vilajet te Shkodres dhe  ajo e qyteti te Durresit!Vilajeti i Shkodres:Aty ku ka qene gjithmone dhe asht edhe sot Prefektura, e ndertueme nga tyrqit, dikur ka pase qene perqendrue administrata civile tyrke e krejte Vilajetit te madh te Shkodres e cila perfshinte edhe nji pjese te Kosoves. Perballe kesaj ndertese te madhe gjindet nji shesh ku majtas dhe djathtas tyrqit kane pase ndertue dy gazerma per autoritetet ushtarake dhe ushtaret tyrq. Pra e gjithe kjo zone se bashku me sheshin kane qene praktikisht berthama e autoriteteve ushtarake dhe civile tyrke e krejte Vilajetit tone.Ma vone gazerma djathtas asht perdore dhe perdoret edhe sot si gjimnaz, ndersa ajo majtas u perdor si shkolle e mesme pedagogjike. Shkolla pedagogjike se bashku me dyqanet afer saje u prishne dhe sheshi u la si lulishte. Perballe Kom.Ekz. te Rrethit (Prefektures se sotme) u ngrit nji piedistal per bustin e shokut Enver, te cilin me 13.12.1990 e rrezoi rinia shkodrane, gjithmone revolucionare, dhe aty mbi pjedistal vune nji pllake perkujtimore. Ma vone Bashkia vendosi te vente mbrapa ketij piedistali, ne te njajtin rrethim, nji monument perkujtimor per At Gjergj Fishten. Nuk asht pa kerkund ne bote kjo lloj vendosje e shemtueme dhe perēmuese e nji monumenti. Pose kesaje ne vend qe te vehej nji monument dinjitoz dhe i kuptueshem nga te gjithe se kush asht dhe per ta nderue siē e meriton kete patriot e intelektual shqiptar, aty vune nji “monument” qe s’merret vesht se ēka asht, a thue se asht vue aty sa per tua mbylle gojen “atyne” qe done ta vlersojne Fishten. (Shih fotografine ketu prane, qe i kam ba une vete ketij “monumenti”).

Azhornimi i fundit ( Wednesday, 04 April 2007 )
Lexo me shume...
 
Vetem me leh, jo me kafshue PDF Printo E-mail
Kulturore
Saturday, 31 March 2007

qeni_dhe_femijet.jpgVetėm me leh, jo me kafshue.OPINION.Besi Bekteshi.Ishte e pamundur qė qenin e madh, tė bukur dhe pėr mė tepėr shumė tė sjellshėm e tė urtė, t’ja blije katundarit i cili kishte sjellė dy dele nė “teqen e bagėtive” nė lagjen Bahēellek, pranė kalasė nė hyrje tė Shkodrės.Njė koleg i imi qė kishte shkuar tė merrte  makinėn e tij nė lavazhin pranė teqes, i kishin shkuar sytė te qeni i katundarit qė nė fakt vinte nga malėsitė afėr Shkodrės dhe nuk po i shqitesh atij, pėr ti mbushur mendjen t’ja shesė. Qeni nė fakt ishte njė bastard, por tepėr i bukur,  njė qen i bardhė me njė pullė tė zezė nė syrin e majtė dhe njė vizė tė zezė nė kurriz, por i pastėr nė mėnyrė deēizive.Me qė bashkėqytetari im tashmė me vėndqėndrim nė Itali ishte bėrė mė i “ndjeshėm” pėr sa i pėrket qenve, vendos qė katundarin ta bėjė tė ndėrrojė mendje duke i dhėnė lekė. Kėshtu nxjerr njė 100 euro dhe i thotė t’ja japė menjėherė qenin. Katundari i shkretė u trondit disi, e shikoi qenin dhe thotė: Dėgjo or shoq, “qeni ėshtė i bukur por asht vetėm me leh, jo me kafshue”.Nuk ka gjė i thotė “italiani prej Parruce”, ti ma shit, sepse nuk mė duhet kaq trim. Kėshtu “Del Pieroja”(sepse ishte bardh e zi dhe i zoti i ri ėshtė juventin) me emrin e ri, hypi nė makinėn me kondicioner dhe disi i habitur kthente kokėn pas, pėr tė parė tė zotin e vjetėr qė ndoshta atė ditė delet i shiti lirė, sepse qeni i kishte dhėnė njė dorė nė kėtė drejtim.

Lexo me shume...
 
Shkodra, treg i madh ne natyre PDF Printo E-mail
InfoShkodra.com
Thursday, 29 March 2007

treg1.jpg29mars-07.Besi Bekteshi

S P E C I A L E


Shkodra, treg i madh ne natyre.

Shkoder---Ne dy vitet e fundit Bashkia e Shkodres ka pasur si strategji veprimi mbledhjen e “tregut gjigand” te rruges neper tregje te ndertuara nga ajo edhe me kontributin e privateve. Ne fakt qyteti i madh verior ka pasur mbi 1200 tregtare rruge jo vetem per zarzavate dhe parime, por edhe per bulmet, elektro dhe mallra industriale. Ato fillonin ne fund te Xhabijeve dhe shperndaheshin deri ne Rus dhe ne prerje terthore ne Sarreq dhe Perash. Por ne pergjithesi Shkodra e gjitha ka shitur ne rruge. Bashkia ka ngritur disa tregje dhe eshte munduar te largoje njerzit nga rruga.

Lexo me shume...
 
Vitore Nino portret PDF Printo E-mail
Kulturore
Sunday, 25 March 2007
Azhornimi i fundit ( Tuesday, 19 June 2007 )
Lexo me shume...
 
Si e meriton te quhet qendra e Shkodres? PDF Printo E-mail
Kulturore
Sunday, 25 March 2007
Si e meriton te quhet qendra e Shkodres?

Une personalisht emrimin e Myftiut te ri te Shkodres te te ndertit  Imam Ndriēim Sulejmani per shkak te gatishmerise se tij te harmonise nderfetare te shprehun qe ne deklaraten e Tij te pare, e kam ēmue si nji hap shume pozitiv per Shkodren, qytetit tim ma te dashtun, ku linda dhe po thuej u plaka. Per kete aresye une i kam ba Ati personalisht dhe nepermjet shtypit urimet e mija ma te sinqerta per detyren e randesishme qe Ai ka marre persiper me ba.

Kam lexue ne  www.infoshkodra.com  se diten e shtunde me daten 10.02.2007  ne Hotel Europa asht organizue nga Qendra Nderfetare e Grave ne Shkoder seminari me temė:  “Dialogu dhe harmonia ndėrfetare, pėr njė tė ardhme nė paqe e barazi”. Kete aktivitet e kishin pershendete kryetart e te tre besimeve Imamit Ndriēim Sulejmani, Mons. Angelo Massafra dhe At Nikolla Petani. Nji seminar i tille si shembull mbarkombtar asht pozitiv dhe e nderon qytetin tone.

Lexova se ne kete mbledhje i nderti Myfti Ndriēim Sulejmani ka propozue qe sheshi ku jane vendosur xhamia “Ebu Bekr”, kisha franēeskane dhe kisha ortodokse, t’i vehet emni “Hafiz Jusuf Karakaēi”, si simbol i shtrejte i nxitjes dhe forcimit te mesazheve te bashkejeteses nderfetare ne qytetin tone” tue e motivue se “Pėr Hafiz Jusuf Karakaēin shkruhet se ai ishte "i bindur se dashuria mes njerėzve ndėrtonte njė jetė tė qetė e tė mirė, ndaj dhe predikonte vėllazėrimin, bashkimin e harmoninė nė mes tė njerėzve tė tre besimeve, duke iu kundėrvėnė gojėve tė liga e pėrēarėsve. Mė nė pah njė obligim tė tillė e nxirrte fakti se nė lagjen ku ai jetonte e shėrbente, banonin familje tė tė tre besimeve. Ai ishte ideatori qė rrugės sė Ēakajve-Karakaēi, t'i vihej emri "Bashkimi", propozim qė u miratua nga organet e pushtetit vendor…"

Me gjithese jam shkodrane i vjeter, une personalisht nuk e kam ndigjue asnjihere emnin e Hafiz Jusuf Karakaēit dhe as ne internet nuk kam gjete asnji shkrim per Atč, perveē te atyne shkrimeve qe ka ba Myftinia e Shkodres. As qe e ve ne diskutim se i nderti Hafiz Jusuf Karakaēi do te kete pase pa tjeter ato vlera qe ven ne dukje i nderti Myfti Ndriēim Sulejmani. Megjithe ate une personalisht nuk i ēmoj te mjaftueshme meritat e H.J.Karakaēit te tilla sa qe qendres se Shkodres ti vihet emni i Tij. Sheshi i qendres se qytetit asht vendi ku te gjithe ta ndjejne veten te perfaqesuem nga emni i nji qytetari te ketij qyteti, ose te kete nji emertim ku te gjithe qytetart ta gjejne veten te perfaqesuem.

Nji nder emnat qe besoj se jo vetem shkodranet, por edhe mbar shqiptart do te ishin dakort, asht emni i Ate Gjergj Fishtes, i cili jo vetem me aktivitetin e Tij te gjane patriotik dhe kulturor, por edhe me kryevepren e Tij “Lahuta e Malcise” ka realizue praktikisht ne menden e te gjithe shqiptarve “Bashkimin Mbarkombetar”. Vete fakti qe serbo-shqiptart komunista e kane persekutue kete Kolos edhe ne vorr tue hedhe ne lumin Kir eshtnat e Tij, tregon vleren dhe meritat e Tija mbarkombetare. Nuk ka kosovar o shqiptar jasht Atedheut, qe nuk i din permendsh vargjet e “Lahutes se Malcise”! Ne veēanti per Shkodren Ate Gjergj Fishta ka realizue ate qe asnji njeri ne bote nuk e ka realizue: Lidhjen me drita pikrisht ne kete shesh te Kambanares se kishes se “San Franēeskut” me minaren e xhamise “Ebu Bekr” me rastin e pervjetorit te festimit te Pamvarsise Kombetare te Shqipnise. Vetem nji patrioti te tille dhe nji njeriu i Zotit te tille mund ti kishte shkue ndermend te bahej kjo gja. Pose kesaje  due te vč ne dukje se cilido i huej, qe studjon gjuhesine apo letersine shqiptare, do te hasin pa tjeter ne emnin e ketij Kolosi te mirefillte shqiptar, i cili vetem ndere i ka dhane Shkodres dhe kombit tone. Nuk ka shkolle shqiptare ne Shqipni o jashte saje, qe nuk studjohen veprat e Tij. Nuk ka enciklopedi e huej qe flet per Shqipnine te mos permendin emnin e At Gjergj Fishtes. Ne internet ka faqe te tana qe flasin per At Gjergj Fishten. Prandej nji nder emrtimet e mundeshme te sheshit qendror te qytetit te Shkodres mendoj se mund te jete “Sheshi At Gjregj Fishta”.
Megjithe ate si emertim te dyte te mundeshem une propozoj “Sheshi Viktimat e Komunizmit”. Po a ka qyetet qe asht persekutue ne Shqipni dhe vazhdon edhe sot e kesaje dite te persekutohet nga komunistat ma shume se qyteti i Shkodres? Nuk ka familje shkodrane qe ne mos direkt te pakten ne rrethin familjar te mos jete preke nga diktatura komuniste, perfshi ketu edhe shume prej familjeve komuniste vete, dhe keshtu te mos e gjejne veten te perfaqesuem ne sheshin “Viktimat e Komunizmit”. Deri fshatart e Shkodres te persekutuem edhe ato nga komunizmi, do ta gjejne veten ne kete shesh. Deri malcort tone trima te persekutuem edhe keto pa mshire nga komunizmi do ta gjejne veten ne kete shesh, kur ato te zbresin tesh e pare ne Shkoder. Po a herruet ju o shkodrane se ne qender te ketij sheshi kemi pas dikur bustin e diktatorit te urryem sllav Stalin dhe pikrisht kje rinia e jone shkodrane gjithmone demokratike dhe liri-dashese, ajo qe e para ne Shqipni, pa pase ra ende diktatura komuniste, e rrezoi kete bust dhe qe pikrisht njeni nder ato te rij vdiē ma vone nga turturat ēnjerzore te sigurimit famkeq?!
Kam bindjen se Bashkia Demokratike, gjithmone Demokratike, do te kete parasyshe traditat kulturore dhe historike te Shkodres per emertimin e sheshit kryesor te qytetit.

Paul Tedeschini, 23.03.2007









 
<< Fillim < Prapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Para > Fund >>

Rrezultatet 55 - 63 e 249

L A J M E R I M E

“Mėsojmė dhe argėtohemi”
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423.


 
Giffoni Film Festival
giffoniKinema Millenium
Shkoder
Tetor 2008
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 29°C
Mes.: 31°C
Lag.: 49%
Shpejt.: 11 km/h
Drejtimi: 230°
Barom.: 1013.9 mb
SW
Vizitore: 1217242

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page