|
Kulturore
|
|
Sunday, 09 September 2007 |
Tragjedia e Kishės Katolike Shqipiptare
(Udha e Kryqit Shqiptar; Nga Kryqi Tek Ringjallja; Profile Martirėsh)
Dy fjalė
.
Lexuesi, ka tė drejtė tė befasohet, qė autor i kėtij libri tė jetė njė njeri, qė nė detyrėn e tij, nuk ėshtė klerik, historian as shkrimtar. Kėtė pėrshtypje e ka pasur nga fillimi e deri nė fund edhe vetė autori
, por qė mė nė fund, ka arritė nė pėrfundimin, se ishte thjeshtė e premtuar prej Zotit, njė detyrė e ngarkuar dhe e zgjidhur vetėm prej Tij.Autori, i pėrket njė familjeje tė krishterė, tė dokumentuar sėpaku, qė nga koha e Kuvendit tė Arbėrit (1703). Nė njė dokument, gjetur kohėve tė fundit, tė famullitarit tė Tophanės (Dukagjin, Malėsi e Madhe) don Pal Kamsit (18.VI.1737), nė listėn e familjeve tė vjetra katolike shkodrane (lagjen Arra e Madhe). Asokohe pjesa mė e madhe e tė krishterėve, ishin kėthyer nė islam, njė pjesė nė laramanė (nė shpirt tė krishterė). Tė paktat ishin ato familje qytetare, tė mbetura dhe deklaruar hapur si tė krishterė. Mė 1858, kur vihej guri i themelit i Katedrales sė Shkodrės, nė atė foton historike tė pjesmarrėsve, gjendet edhe stėrgjyshi i devotshėm, Jak Pepa.Edhe mbas afro 50 vjetėsh tjera, ėshtė kėtė rradhė gjyshi, Pjetėr Jaku, tė cilit, autori i trashėgon edhe emrin, (Pranė dhe Larg f.13), qė gjendet pranė Misionarėve Shetitės, si: atė Ded Passi, atė Frano Genovizzi etj., duke i shoqėruar ata, qė me rrezik jete. Ata sėbashku, shkonin pėr tė pėrhapur dritėn e dijes dhe fesė, nė skajet mė tė largėta e mė tė thella tė malėsive shqiptare.Nė Arkivin Qendror tė Shtetit nė Shqipėri (Tiranė), gjendet njė dokument, ku, provohet se dy klerikėt e mėdhenj, atė Anton Harapi O.F.M. (1886-1946) e atė Mark Harapi O.F.M. (1886-1974), u zbuluan pikėrisht nga kėta misionarė nė Obot, e qė, si pranuan deshirėn e tyre pėr xhakoj, duke qenė ende tė vegjėl nė moshė, i strehuan nė shtėpinė e qytetarit shkodran Pjetėr Jaku (asokohe katekist), pranė Misionareve Shetitės dhe kafaz pranė Konsullatės Italiane.Ndoshta, pėr kėtė ndihmes modest, nė ditėn e vdekjes sė tij (nėntor 1929), nė revistėn Kumbona e sė Dielės, ėshtė shkruar: Mė njė mėnyrė tė veēantė, po jau porosisim lexuesave shpirtin e Pjetrit Jakė Pepės, i cilli nė djelmni tė vet, pėr shumė vjet, kje shok shumė besnik i Misionarėve t onė*, tuj u ndihmue me vepren e vet si katekistė, edhe kje ndimtąr i madh i Rektorve nUratore tė Zemres sė Krishtit.-Zemra e hyjnueshme e Jezu Krishtit i dhashtė shperblimin per ato vepra aq shejte! (Pranė dhe Larg, v.2000, f.269) .Tradita vazhdon. I jati i tij Ndoc Pepa, gjithė jetėn e tij mbeti mik e ndihmėtar i ngushtė i etėrve franēeskanė e jezuitė, jo vetėm nė ditėt e lulėzimit, por edhe tė rrezikimit e tė ndeshkimit tė rėndė tė tyre. Kjo ndikoi edhe tek vetė autori i librit, i cili, duke u gjetur, qė nė fėmijėrinė e tij tė herėshme, gjithnjė pranė institucioneve fetare dhe sherbyesve tė saj, njohu shumicėn e tyre. Ai mbeti i lidhur gjatė gjithė kohės me jetėn, veprimtarinė dhe vdekjen e tyre. (Dosja e Diktaturės, 1995 f.600; Pranė dhe Larg 2000, f.15).
Njė fotografi e thjeshtė dhe e vogėl, por me domethėnie tė madhe, ėshtė ajo e vitit 1953, kur autori tashmė 11 vjeē, gjendet nė Merēijė tė Lezhės, ku, festohet, edhe nė kushtet e mbaskomunizmit, 250-vjetori i Kuvendit tė Arbėrit; (ndėrsa 50 vjet mė vonė, Nunci Apostolik Imzot Giovanni Bulaitis, i dhuron njė ndėr tė paktat kopje), tė Kuvendit tė Arberit, botuar nga Selia e Shenjtė, nė 300-vjetorin e mbajtjes dhe botimit tė tij (1703-2003).
Pesė vite mė vonė, nė 1958, edhe ai, si gjyshat e tij shekuj mė parė, gjėndet ndėr protagonistėt e Festės sė Madhe tė 100-vjetorit tė Katedrales, nė korin e punimet e shumta, qė kryhen me kėte rast, e njė goditje nė koke, njė rrjedhje gjaku mbi themelet e elterit tė ri (qė ndėrtohet), mbetėn dėshmi e lidhjes sė tij tė pandashme me Kishėn dhe klerikėt e Saj. (Pranė dhe Larg, f.19).
Nė pėriudhėn e bukur e tė vėshtirė tė ndryshimeve demokratike, shtyrė nga vullneti i Zotit ai, ėshtė nė krah me njė tjetėr qytetar shkodran, z.Mark Morana, qė thėrret don Simon Jubanin, pėr Meshėn e Parė (4 nėntor 1990), ēka do tė thotė, se pati fatin e madh tė shohė, mbas sa dekadash, nė Fushėn e Rrėmajit. Disa javė mbas, ndihmon nė hapjen e Kishės Zoja Rruzare (tek lagja e tij), ku, kishte ndihmuar meshė, qė nė fėmijėrinė e tij (Pranė dhe Larg, f.73)
Pas kėsaj, tė thuash fare rastėsisht, ai lė bluzėn e bardhė dhe e sheh veten nė Parlamentin shqiptar, si pėrfaqėsues i forcave demokratike, posaēėrisht i pjesės sė krishterė. Njė kujtim i fėmijėrisė, njė thirrje gjithė dėshpėrim e babait: Po kėta kanė vra kot patėr Faustin me shokė
po ai ka kenė shejt, bėhet shkak pėr gjurmimet nė arkivat deri atėhere tabu tė Sigurimit famėkeq tė shtetit diktatorial komunist, qė e ēojnė nė tubime tė shumta e nė dekorimin e tyre si Martirė tė Demokracisė, e mė pas nė botimin e librit Dosja e Diktaturės, 1995, pėr tė cilin, Kardinal Mikel Koliqi (1902-1997), do tė shprehej: Njė meritim i madh, pėr tė mbetė nė histori...
Gjatė punės afro 6-vjeēare nė Parlament, duke mos e harruar asnjėherė detyrėn e vet si katolik e duke mbajtur qėndrim tė hapėt nė mbrojtje tė Klerit dhe Fesė sė krishterė, njė ditė, ai pėrballet me njė incident tė bukur. Juristi Fehmi Abdiu, gjatė njė seance parlamentare (qė pėrmes televizorit, pėrcillej nė gjithė Shqipėrinė), nė zemrim e sipėr, duke dashur ta fyej e shanė katolik dhe merr njė pėrgjigje, prej njė faqeje gazete, ku, ai i tregon, se cili, ka qenė kontributi i krishtėrimit nė botė e nė Shqipėri dhe pse diktatura komuniste, ishte kaq e tėrbuar me Klerin e krishtėrimin shqiptar
Kjo gazetė, qė shitet ne Shkodėr, mbrenda disa orėve e me kaq jehonė, bėn qė imzot Frano Illia (1908-2001) ta emėrojė atė, si pėrfaqėsues tė Klerit katolik nė Parlamentin shqiptar (Pranė dhe Larg f.117)
Dhe ndoshta, si shpėrblim i punės sė deri atėhershme, nė vitin 1997, shkon ambasador pranė Selisė sė Shejtė dhe Shejtit Atė Papė Gjon Pali II (Karol Wojtyla 1920-2006). Ndodhi si pakuptuar, qė edhe vetė ai, nė mbylljen e jetės, e sheh veten si njė qytetar, qė pėr 50 vjet mbeti i pandarė ndarė nga Kisha, Institucionet dhe sherbėtorėt e Saj, me lidhje miqėsore, tė hapta dhe tė fshehta, sipas pėriudhave tė ndryshme, qė Ajo kaloi, duke njohur personalisht afro 100 klerikė nga tė gjithe ata, qė u ndodhėn pėrballė furtunės sė tėrbuar komuniste.
Kishte afro 10 vite punė, kėrkime e botime, mbi sakrificėn dhe martirizimin e tyre, dhjetra libra me autografe, dhuruar nga personalitetet e kėsaj kishe, si: Koliqi e Ilia; Masafra e Sinishta, Mirdita e Simoni, Pllumbi e Nogaj, Jubani e Gjolaj, Luli, Gardini e Sinishta, e sa e sa emra, kujtime e dhurata klerikėsh e martirėsh, nga Shqipėria nė Itali e Amerikė. Pra, njohje personale, qė shkonin nga mė i vogli e deri tek mė i madhi, deri te Papa Gjon Pali II e Nėnė Tereza, nė pragun e vdekjes por edhe tė Shenjtėrimit tė Saj
Fryt i kėtyre njohjeve dhe kujtimeve, bėhet libri tjetėr: Pranė dhe Larg. E, kur nė 60-vjetorin e ditėlindjes dhe nė promovimin e disa botimeve modeste, mendoi se tashmė i ishte afruar fundit, ēka do tė thoshte tė pushonte pak. E pėrfundimisht
, ja ku vjen edhe detyra mė e madhe e mė e vėshtira
Imz.Masafra, nė emėr tė Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė, e ngarkon me detyrėn e re, atė tė Komisionit Historik pėr Kanonizimin e martirėve katolikė shqiptar, ēka do tė thoshte, tė fillonte sėrish njė pune sa delikate e tė rėndė. Sėrish me kujtimet e deshmitė, me dokumentat e arkivat, Qendrore apo tė Sigurimit tė Shtetit, me shkrimet e botimet, tė dikurshme dhe tė tashmet.. Ndoshta, nuk ishte mė koha, pėr njė detyrė tė tillė, por
pikėrisht kjo, e bėn mė bindės faktin, se ishte e premtuar prej Zotit. Ai duhej ta pranonte atė pėr shumė arėsye.
Falė gjithė asaj, qė u parashtrua mė lart, falė pėrvojės e mundėsisė, se tashmė bėheshin sėpaku dhjetė vjetė, qė nuk i ndahej atyre temave, falė mundėsisė, pėr t iu futur sėrisht atyre arkivave, ku, tjetėrkush nuk ishte futur e nuk mund ti futej pa lejet e posaēme.
Ja pra, se pse ai medoemos duhej ta pranonte kėte detyrė e kėte ndčr! Ndčr i madh, sepse mjerisht nė Shqipėri, martirėt dhe dėshmitarėt e Fesė, ishin mė tė shumtė se kudo tjetėr.Vuajtja dhe qėndresa, kishte qenė mė e fortė se kudo, mbasi edhe vetė diktatura kishte, qenė mė e egėr dhe kishte jetuar mė gjatė...
Pėrgjegjėsi e madhe, sepse ata ishin martirė tė vėrtetė, por tė torturuar e tė baltosur nga njė djall i vėrtetė. E kishin fituar me vdekjen e tyre tė lavdishme martirizimin, por diktatura, kishte zhdukur gjithēka duhej ditur mbi jetėn e veprėn e tyre.. e madje, edhe kishte pėrbaltur gjithēka.
Dhimbje e madhe, sepse do tė jetonte me vuajtjen e sakrificat e tyre e tė familjeve, me nėnėn, qė mbeste pa djalin e vetėm, me motrat e vėllezėrit, qė fillonin kalvarin sapo humbisnin me tė afėrmin e mė tė dashurin e tyre, me misionarėt, qė kishin lėnė atdheun e familjen e tyre, italiane e gjermane, qė vinin pėr ti sjellė dritė e kulturė, besim e shprese, kėtij populli, kaq tė prapambetur e tė humbur. Ata lanė eshtrat, nė vendet e panjohura, nė njė zall lumi apo njė hendek rruge. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, do tė ndeshej me torturat, qė nuk mund tė pėrshkruhen, qė nuk gjenden as nė shekujt e mesjetės e pėr tė cilat, flitet aq shumė, duke lėnė nė heshtje e harresė ato tė shekullit tė XX, qė i pranonin e i tregonin vetė kriminelėt, me deshmitė dhe dokumentat e tyre.
Ju vu punės, i bindur si gjithmonė, se Ai, qė e premtoi, do ta ndihmoj, ta kryej edhe kėte detyrė tė vėshtirė. E, mbas disa viteve pune tė pandėrprerė, mė nė fund, paraqet sot kėtė punė modeste, qė padyshim, ka pėr tė pasė mangėsitė e dobėsitė e veta, por qė lexuesi zemėr gjėrė ka pėr tia falur, i bindur se e bėri pėr tė vetmin qėllim fisnik, pėr nxjerrjen nė pah tė Sakrificės sė Pashembullt tė Kishės dhe Klerit Katolik Shqiptar, e cila, meriton shumė mė shume dhe do ta marrė atė nė shumė vepra tjera mė tė pėrkryera nė tė ardhmen.
Ajo qė mund tė them, me kėtė rast, ėshtė fakti, se nga bukuria, dhembja dhe vlera e kėtij libri, nuk i pėrket asgjė autorit, por vetėm jetės, veprės e vdekjes se atyre, qė lumturisht vuajten dhe ranė pėr binomin me tė shtrejtė tė tė gjitha kohėrave Fe e Atdhe. Le tė jetė kjo vetėm njė pikė uji, nė oqeanin e mirėnjohjes, ndaj sakrificės sė tyre tė pashembullt..
Botime tė autorit:
I-Botime shkencore:
1-Tė njohim sėmundjet stomatologjike (1980)
2-Stomatologjia praktike (1981, pėrkthim)
3-Anomalitė e numurit tė dhėmbėve (1981)
4-Epidemiologjia e sėmundjeve tė gojės tek fėmijtė (2002)
II-Botime politike:
5-Dosja e diktaturės-Tiranė (1995)
6-Paggine sulla dittatura-Terlizzi (1998)
7-The Criminal File Of Albanias Comunist Dictator (2003, nė botim)
III-Botime kulturore:
8-Pranė dhe Larg (2000)
9-Proverba nga gjithė bota (2001)
10-Gjosho Vasija , Meteor i humorit shqiptar (2001)
11-Shopenhauer Arti si tė jemi tė lumtur (2001, pėrkthim)
12-A. de Mello Urtia popullore e Lindjes (2002)
Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare
|
|
|
Politike
|
|
Sunday, 09 September 2007 |
ADMINISTRATUM
Tė jetosh nė njė pallat tė ri nė Tiranė (tė pahipotekuar kuptohet) siē personalisht kam fatin tė jetoj, ėshtė njė luks nė krahasim me banesat e tjera antes apo post vitit 90-tė. Njė nga motivet kryesore tė shijes sė kėsaj jete tė re ėshtė dhe shėrbimi qė na vjen sistematikisht nga profesioni mė i ri nė industrinė tonė tė shėrbimeve, administratori i pallatit. Zyrtar ose jozyrtar (titull joformal i lėshuar nga vetė banorėt), administratori i eliminon qytetarėve njė pjesė tė barrės sė rėndė tė pėrballjes me administratėn tonė publike. Kjo sigurisht nuk i shmang plotėsisht skenat e shpeshta poshtė nėpėr shkallė ku komshinj tė shumtė ankohen, shfryjnė, zihen e mė nė fund bėjnė politikėn e radhės pėrballė faturistit tė KESH-it apo faturistit tė ujėsjellėsit. Sadoqė indiferent pėr probleme kaq tė vogla, ėshtė e pamundur tė mos tė tė bien nė sy perlat qė kjo administratė shtetėrore lėshon pėrditė. Tė tilla perla tė rastis ti shikosh dhe nė media. Ja psh njėra nga tė fundit: fajin pėr vdekjen e kishin minatorėt vetė
!?. Pa harruar tė ngushėlloj sinqerisht familjarėt e minatorėve tė Bulqizės qė humbėn jetėn nė minierė, ėshtė e pamundur tė mos indinjohesh si njeri dhe si qytetar pėr tė tillė papėrgjegjshmėri dhe cinizėm ekstrem tė kėsaj administrate, konkretisht nė kėtė rast Drejtoria e Pėrgjithshme e Minierave. I ndodhur nėn presionin e medias dhe opinionit publik, ministri pėrkatės u detyrua tė pranonte se nuk ishte faji i minatorėve pėr kushtet e tmerrshme tė sigurisė nė minierė, por rastėsisht harroi tė thoshte nėse ishte marrė ndonjė masė administrative pėr personat pėrgjegjės.
Kritika mė dashamirėse qė mund ti adresohet kėsaj guberne qė aktualisht po qeveris Shqipėrinė, ėshtė ajo pėr reformėn tėrėsisht tė dėshtuar nė administratėn tonė publike. Perlat tė cilat ēdo qytetar i dėgjon pėrditė nga kjo administratė janė kaq tė shumta saqė vetėm Konica do tė mund ti stigmatizonte siē duhet me ndonjė pamflet tė titulluar Avokat Shiringa zbulon rrėnjėt e tragjikomedisė sė ujit tė pijshėm. Ja psh njėra tė cilėn e kam dėgjuar dhe lexuar live: njė miku im, titullar i njė institucioni tė nivelit tė tretė nė hierarkinė shtetėrore i drejtohet njė tjetėr institucioni me njė kėrkesė pėr informacion. Pėrgjigjja e ardhur me firmė, vulė e protokoll i tejkalonte edhe fantazitė e mia mė tė shfrenuara rreth inkompetencės administrative! Ajo thoshte tekstualisht: Ne nuk mund tua japim kėtė informacion sepse ne nuk operojmė nė bazė tė ligjeve qė operoni ju, por nė bazė ligjesh tė tjera tė cilat janė sekret!? Sigurisht qė eksperti qė kishte hartuar shkresėn do tė ketė nja 10 vjet qė punon nė administratėn publike dhe prandaj jo mė kot quhet ekspert. Njė ekspertizė kaq tė lartė do ta vlerėsoja me njė pėrcaktor eksklamativ tė thjeshtė dhe domethėnės: fantazi. Ėshtė ky pėrcaktori me tė cilin nė dialektin kosovar, bashkėkombėsit tanė tė pėrtej kufirit pėrshkruajnė njė situatė aq tė bukur dhe tė mirė saqė nuk tingėllon si reale por si fantastike. Dhe mė fantastikja nuk ėshtė kjo, por efiēenca po kaq e lartė e kėsaj administrate. Duhet shembull pėr kėtė? Sigurisht! Ja shembulli: pėr tė na e faturuar siē duhet ujin e pijshėm ne qytetarėve vdekatarė tė zakonshėm, Ujėsjellėsi i Tiranės ka angazhuar me punė nja 800 e ca mė tepėr faturistė vetėm pėr Tiranėn qytet. Kam pėrshtypjen qė po kaq njerėz homologė tė faturistėve tanė, faturojnė ujin e shpenzuar nga qytetarėt e tė gjithė Bashkimit Europian. Fantazi!
***
Pėrpara diēka mė tepėr se njė viti, kryeministri Berisha artikuloi publikisht strategjinė e re pėr nxitjen e investimeve dhe zhvillimit ekonomik Shqipėria 1 euro. Kjo iniciativė e cila tingėllon e lavdėrueshme nė thelbin, vizionin dhe motivin e saj kryesor u cilėsua nga opozita si tollumbacja mediatike e radhės e kryeministrit. Cilin nga variantet duhet tė besojė qytetari vdekatar i zakonshėm? Nuk ka aspak faj sikur tė besojė kėtė tė dytėn. Nuk ka faj sepse ai nuk mund ta perceptojė dot betejėn shkresore e burokratike dhe labirintet e pafundme me tė cilat vizioni dhe iniciativa politike duhet tė pėrballet pėrpara sesa sė paku tė kodifikohet nė ligj a vendim qeverie e le mė pastaj tė implementohet e tė lidhė fryte. Filozofia e administratės tonė publike ėshtė tėrėsisht stanjative, anti ndryshim dhe anti reformė. Pėrgjegjėsinė pėr kėtė sigurisht nuk e ka vetėm ajo vetė. Njė nga ministrat e kabinetit gubernativ deklaroi publikisht para pak kohėsh se nismat politike tė qeverisė humbisnin nė vesin e administratės pėr tė gjetur pengesa burokratike kudo dhe pėr tė mos i zbatuar reformat. Sigurisht qė kjo ėshtė e vėrtetė, por ec e merre vesh sesi mund ta thotė kėtė njė ministėr i cili e ka vetė pėrgjegjėsinė direkte pėr ta reformuar dhe vėnė nė shina administratėn e vet. Rasti tjetėr i ngjashėm i njė deklarate tė tillė erdhi pak mė vonė kur vetė kryeministri nė njė mbledhje qeverie i tėrhoqi veshin njėrit prej vartėsve te vet direktė duke i thėnė se integrimi kėrkon specialistė e jo fryrje fiktive tė administratės. Presioni mediatik pėr njė krisje tė supozuar brenda qeverisė bėri qė deklarata tė tėrhiqej menjėherė tė nesėrmen, por thelbi i saj tė mbetej.
Qeveria deri tani ka bėrė shumė pak pėr tė reformuar seriozisht njė administratė publike tė mykur dhe tė ligėshtuar nėn peshėn e tarafeve, nepotizmit, burokracisė stanjative dhe mentalitetit bajraktar. Vetėm njė amendim i ligjit Pėr konfliktin e interesave nė ushtrimin e funksioneve publike dhe njė vendim qeverie mbi shpėrblimin shtesė tė zyrtarėve me grada e tituj shkencorė janė me tė vėrtetė pak. Dhe nga ana tjetėr, kryesorja nuk ėshtė sasia (e cila mė sė fundmi po reduktohet) por cilėsia. Reforma administrative e thellė dhe e mirėfilltė ka shumė kohė qė ėshtė bėrė domosdoshmėri dhe nuk mund tė bėhet thjesht duke shkurtuar vende pune. Kjo kėrkesė e kohės bėri qė pozita e sotme ta pėrfshinte kėtė reformė nė programin politik, reformė qė inspirohej qė nga sllogani elektoral i ish-opozitės. Por mjerisht reforma nuk u orientua qė nė fillim nė bazė tė njė platforme tė plotė politike por mbeti thjesht vullnet dhe orientim personal i drejtuesve tė institucioneve. Kjo bėri qė reforma tė kthehej nė pseudoreformė dhe pėrfundimi ishte qė zyrtarė tė larguar nga njė institucion pėr shkelje apo inkompetencė tė shkonin me ngritje nė njė institucion tjetėr. Nuk po pėrmend kėtu edhe situatėn e zakonshme ku administrata mbushet lumė me militantė tė punėsuar jashtė ēdo lloj kriteri profesional por brenda tė gjitha kritereve klanore. Nėse kjo situatė do tė vazhdojė, iniciativat politike dhe reformat e qeverisė do tė vazhdojnė tė mbeten peng i zyrave dhe shkresurinave tė pluhurosura sirtareve. Aspak fantazi per kėtė gubernė sepse kjo nuk mund ti serviret qytetarėve si alibi pėr dėshtimin e reformave. Aq mė tepėr qė, fatmirėsisht, shqiptarėt po bėhen gjithnjė e mė cinikė dhe pragmatistė para kutive tė votimit dhe kjo u dėshmua mė sė miri nė zgjedhjet e fundit lokale.
Tronditjet e herėpashershme mbi administratėn shtetėrore tė kėtij vendi kanė shėrbyer si njė sitė pėr tė nxjerrė jashtė saj ujin e pastėr dhe tė mirė dhe pėr tė lėnė brenda llumin. Nė vitin 1945, komunistėt e ndėrtuan administratėn me injorantė dhe hoqėn nga puna e persekutuan intelektualėt e shkolluar nė perėndim. Nė 1991, tė penduarve brenda natės dhe servilėve tė ēdo lloj sistemi iu shtuan dhe njė dorė e mirė zyrtarėsh tė ardhur nga lumpenproletariati djathtist. Nė 1997, anėtarėt e komiteteve tė shpėtimit ju vėrsulėn zyrave tė shtetit tė tharė si mos mė keq pėr ndonjė lek dhe me fytin qė ju kumbiste nga tharja si ēezmat kur ikėn uji. Qeveria aktuale ka shansin dhe pėrgjegjėsinė historike pėr tė filluar realisht ndėrtimin afatgjatė tė njė administrate publike moderne dhe profesionale, zyrtarėt e sė cilės tė paktėn tė mos jenė inferiorė edhe ndaj gjimnazistėve dhe tė mos e shohin kompjuterin si lubi. Por mesa duket, me njė qeveri tė ngėrthyer nė politikėn shqiptare tė ditės dhe pa njė platformė tė plotė politike pėr reformėn administrative, kjo reformė nuk ka gjasa tė bėhet siē duhet.
***
Mė ka qėlluar nja dy a tri herė qė miq tė mi qė kishin marrė premtimin pėr tu punėsuar nė administratė tė mė kėrkonin dokumentat (diplomėn etj) pėr ti futur fiktivisht nė procedurat e konkurrimit sa pėr tė plotėsuar numrin e konkurrentėve qė kėrkon ligji. Kjo ėshtė diēka qė ndodh kaq rėndom sa do tė habitesha me tė vėrtetė shumė sikur tė merrja vesh qė ndonjė procedurė konkurrimi ka qenė reale dhe kompetitive. Dhe unė sigurisht qė ja kam dhėnė miqve tė mi dokumentat! Pėr kėtė arsye dhe pėr ta zbutur disi sensin kritik dhe cinik tė kėtij opinioni po e rreshtoj dhe veten te pėrgjegjėsit e situatės qė pėrshkrova mė sipėr. Pėrgjegjės pra pėr njė administratė tė tillė statike dhe tė dallueshme nga njerėzit e tjerė qė nuk janė pjesė e saj aq sa do ta cilėsoja pa frikė si njė strata sociale tė dallueshme nga shtresat e tjera. Pra nėse nga kėndveshtrimi zyrtar termi i saktė ėshtė administratė, nga kėndvėshtrimi social mund tė ishte administratum. Lind pyetja: cili ėshtė stereotipi qė pėrfaqėson kėtė shtresė (por jo tė gjithė atė kuptohet), qė pėrfaqėson kuintesencėn e kėsaj strata, qė pėrfaqėson kėtė administratum? Ja njė pergjigje e mundshme: kunati apo kushėriri i Filanit, i paaftė, servil me shpinė nė formė ure, me bark kėrcyer, i diplomuar pėr rusisht apo juridik me korrespondencė, ekspert i ekonomisė, diplomacisė dhe integrimit euroatlantik
Fantazi!
DORIAN DELTINA
|
|
|
Kulturore
|
|
Thursday, 23 August 2007 |
|
Qamil Gjyrezi:
Efekti Jakova!
Psikologji Arti,terapia e muzikės.
Muzika e kompozitorit tė madh shkodran dhe shqiptar P.jakova ,krahas
vlerave tė mėdha estetike,filozofike,edukuese,sociale ka gjithashtu pa
diskutim edhe vlera kuruese!Muzika e Jakovės duke filluar qė me pjesėt e vogla ,kėngėt dhe deri me
artin vocal sic janė ariet e operės Mrika dhe Skenderbeu kanė efekt
kurues si strukturė dhe muzikė.Fuqia kuruese e muzikės sė P .Jakovės lidhet me njė seri faktorėsh sic
janė fuqia e talentit tė tij,psikogjenetika,forca e tingullit tė
krijuar nga artisti i madh qė ėshtė pjesė e njė substance qė ėshtė
transmetuar nė kohė nga elementė auditiv dhe ne krahas dėgjimit tė saj
pėr kėnaqėsi dhe studim mund ta pėrdorim edhe si kurė.Psikoakustika
pėrshkruan mekanizmin pėrgjegjės tė ndijimit lidhur me pėrceptimin tonė
ndaj lartėsisė sė tingullit,forcės ,timbrit tė muzikės sė
P.Jakovės.Tingulli I Jakovės nėpėrmjet njė komunikimi tė fortė ka
aftėsinė tė pėrmirėsojė dhe tė pėrdoret me sukses nga terapistėt pėr
crregullime tė ndryshme si,pagjumsia,ankthi ,depresioni,problemet me tė
folurėn etj.Muzika eJakovės,si element terapik,mund tė krahasohet me
njė paqyrė magjike qė mbahet pėrpara fėtyrės sė klientit pėr ta
ndihmuar atė nė pėrgjigjet lidhur me pyetjet e thella mbi ekzistencėn e
tij si individ,unin e tij.Efekti Jakova ėshtė njė nyje e rėndėsishme
qė na ndihmon jo vetėm pėr ta kuptuar botėn,por edhe tė kurojmė duke
arritur njė balancim tė trupit ,psikikės ,ndjenjave dhe shpirtit.Forca e gjenisė dhe faktori psikogjenetik I tashėguar ose I lindur kanė
krijuar njė art me njė psikologji tė vecantė tek Jakova qė shpreh
ndjenja dhe emocione tė forta tė kompozitorit dhe qė transmeton njė
strukturė me njė psikologji e cila lidhet me njė seri faktorėsh
psikosocial dhe patjetėr psikogjenetik me shumė vlera.Megjithatė nė
kėtė plan atė tė psikogjenetikės,Jakova nuk pėrqafoi zanatin e tė
jatit,dhe sėbashku me vėllezėrit kultivon muzikėn dhe letėrsinė.Ėshtė
psikologjia sociale ose rrethi I njerėzve,pedagogėve dhe
bashkėmoshatarėve qė luajti njė rrol tė madh.Ai mėson tek
franceskanėt,tė cilėt kishin studiues tė mėdhej tė artit dhe letėrsisė
si psh At Gjergj Fishta,At Anton Harapi etj.Por takimi me At Martin
Gjokėn e ndihmon fuqishėm artistikisht dhe psikologjikisht nė tė
ardhmen e artistit.
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
InfoShkodra.com
|
|
Wednesday, 15 August 2007 |
ZEUS!
Pėrpara disa ditėsh, njė nga analistėt mė tė njohur tė shtypit tonė e
kishte titulluar njė opinion tė tijin Allah. Me argumentimin se kjo
fjalė arabe me konotacion islam (qė gabimisht quhet shpesh Zoti i
myslimanėve) ka fituar tashmė qytetari nė fjalorin e shqipes, analisti
nė fjalė konkludonte se kur vjen puna te kriza energjitike, subjekteve
tė kėtij shteti multireligjioz nuk i mbetet tjetėr pėrveēse tė ngrenė
duart nga qielli dhe tė thėrrasin Allah. Nė fakt, realisht shumė
qytetarėve tė stresuar, ish-bllokmenė a ish-kooperativistė, iu ka
humbur tėrėsisht shpresa te njerėzit dhe ndoshta gjejnė sadopak
ngushėllim te thirrje tė tilla. Por ne jemi rast i pashpresė sado
mėshirėmadh tė jetė Zoti i plotfuqishėm. Tė tri fetė e mėdha abrahamike
na mėsojnė se mosmirėnjohja ėshtė mėkat i dėnueshėm. Ne duhet ti jemi
mirėnjohės Zotit jo vetėm pėr tė mirat me tė cilat e ka mbushur botėn,
por edhe pėr faktin se pėrveē se me shqiptarė e mbushi kėtė tokė me aq
shumė ujėra tė ėmbla sa tė renditemi tė dytėt nė Europė. Thirrja dhe
lutjet pėr ujė dhe shi do tė ishin mosmirėnjohėse edhe pse zgjidhja
afatshkurtėr e krizės energjitike varet vetėm nga shiu, uji dhe
energjia potenciale e tij nė kaskadėn e Drinit. Njėkohėsisht do tė
ishin edhe iracionale pėrderisa askund nė Biblėn Hebraike, nė
Testamentin e Ri apo nė Kuran nuk mund tė gjejmė ndonjė rresht ku tė
thuhet se buka sigurohet nga lutjet. Gjithsesi edhe kaq iracionalė nuk
jemi. Ja pėrshembull, Zoti na dha pa kursim mjedis tė pasur, pyje e
ujėra tė ėmbla, kurse ne i japim njė pjesė tė taksave tona Ministrisė
sė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave pėr ti menaxhuar me
efektivitet.
|
|
Lexo me shume...
|
|
|