Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione
Opinione
Opinion

“Eh toka ime e shtrenjtë, vetën nga ti s’ka ikje” PDF Printo E-mail
Kulturore
Wednesday, 17 September 2008

MOTIVET E DHIMBSHME TË IKJES SË PADËSHIRUAR
-“Vjeshta në aeroporte”- poezi nga Luigj Çekaj.
   
Duket se kur teoricieni francez i kritikës së artit, Peltie, aq i pëlqyer prej poetit tonë të madh, Migjenit, shprehej se “…në art ligjet e psikologjia e luftës së klasave shfaqen po aq qartë sa edhe në fushat e tjera të ndërgjegjes shoqërore”, nuk mund ta parashikonte se si regjimi komunist në Shqipëri nuk do të priste “të shfaqeshin këto ligje” në artin tonë të realizmit socialist, por do t’i kultivonte ato përdhunshëm dhe në mënyrën më paradoksale, më të çuditshme e më të çoroditur. Dhe as Migjeni, poeti ynë i “kangëve të pakëndueme” nuk mund ta merrte me mend se sa “kangë të pakëndueme” do të mbeteshin në vendin tonë, mbas vendosjes së rendit shoqëror, të ngritur sipas yrnekut të “Diellit alegorik”.

Lexo me shume...
 
Klajd Kapinova: Meditim PDF Printo E-mail
Kulturore
Wednesday, 17 September 2008
“Dallgëzim i oqeanit shpitëror” (Florida, 2008), i ka pagëzuar krijimet e veta të vëllimit poetik autori shqiptaro – amerikan Lekë Gjoka, me banim në Jacksonvill, të shtetit Florida.  Vepra hapet me poezinë “Me dy nëna”, e cila i kushtohet ditës para betimit për nënshtetësi amerikane.
Titulli i librit me poezi, mund të tingëllojë plot dhimbje dhe mall për vendlindjen, befasues në takimin apo shikimin e parë. Por, në të vërtetë, titulli i përshtatet veprës, sepse shpreh një dëshirë të zjarrtë të autorit, që gërshetohet me temat e ndryshme që trajtohen në lëndën e poetike.
Lexo me shume...
 
Andrea Campilungo PDF Printo E-mail
Kulturore
Tuesday, 16 September 2008
Lettere albanesi  /  09 giugno 2008

Sono un ragazzo di Leverano (Lecce), 21 anni, studente di giurisprudenza a Firenze.
Un anno fa tornavo a casa dall’università, in autobus, insieme ad un mio amico albanese. Si chiama Orient, è scutarino (gli scutarini ci tengono molto a dirlo!) e studia anche lui giurisprudenza.
Ad un certo punto l’autobus si ferma; è una fermata molto particolare: deve salire un ragazzo diversamente abile, sulla carrozzina. L’autobus si ferma, le porte si aprono e si abbassa l’apposita pedana; così anche il ragazzo può salire sul nostro autobus.
Mentre io pensavo ad altro, il mio amico richiama la mia attenzione sulla scena e da giurista in erba mi dice: “questo è molto bello; eguaglianza sostanziale, art. 3 c.2 della Costituzione, vero?!”. Per i non addetti ai lavori: “È compito della Repubblica rimuovere gli ostacoli di ordine economico e  sociale, che, limitando di fatto la libertà e l'eguaglianza dei cittadini, impediscono il pieno sviluppo della persona umana e l'effettiva partecipazione di tutti i lavoratori all'organizzazione politica, economica e sociale del Paese”.
Io rimango sbalordito da questa considerazione ed inizio a rendermi conto di quanto siamo abituati a dare certe cose per scontate. Ma andiamo avanti.
Lexo me shume...
 
Andrea Campilungo PDF Printo E-mail
Kulturore
Tuesday, 16 September 2008
Jam nje djale nga Leverano (Lece,Itali), 21 vjec, student ne Fakultetin e Juridikut ne Firence.Nje vit me pare po kthehesha ne shtepi nga universiteti, me autobuz, bashke me nje mikun tim shqiptar. Quhet Orient, eshte shkodran (shkodranet e kane per nder ta thojne) dhe studion edhe ai juridik.
Ne nje moment autobuzi ndalet; eshte nje ndalese e vecante: duhet te hipi nje djale me aftesi te kufizuara, ne karroce. Autobuzi ndalet, dyert hapen dhe ulet nje pedane e posacme; ne menyre qe edhe djali te hipi ne autobuzin tone.
Nderkohe qe une po mendoja per dicka tjeter, miku im me terheq vemendjen rreth skenes dhe si jurist i njome me thote: "kjo eshte shume e bukur; barazi sostanciale, art. 3,2 i Kushtetutes italiane, apo jo?!". Per ato qe s'marrin pjese ne punime: "Eshte detyre e Republikes te heqin pengesat ekonomike dhe sociale, qe, duke limituar faktikisht lirine dhe barazine e qytetarve, pengojne zhvillimin e plote te personave dhe pjesmarrjen efektive e te gjithe punetorve ne organizimin politik, ekonomik e social te Vendit".
Une mbes i habitur nga ky konsiderim dhe filloj te behem i vetedijshem se sa jemi mesuar ti marrin disa gjera si te ditura. Por vazhdojme me tej.
Disa dite me pare kam njohur Orgesin, nje djale tjeter shqiptar, perseri shkodran (jane shume ne Firrence) edhe ky student ne juridik.
Lexo me shume...
 
Besi Bekteshi: Cilin krim dhe kriminel të komunizmit dënojmë ne??! PDF Printo E-mail
InfoShkodra.com
Saturday, 13 September 2008

 Cilin krim dhe kriminel të komunizmit dënojmë ne??!
opinion
Besi Bekteshi

Nga shteti Çek vjen si me porosi për momentin kur politika e Tiranës rreket ti mbushë mendjen jo vetëm popullit, por edhe vetes se “do të dënojë krimet e komunizmit”, një nga shëmbujt më të qartë, se të tjerët e kanë seriozisht me krimet dhe kriminelët e diktaturës, kurse ne luajmë teatër dhe jemi vazhdimisht në një farsë.

victimsofcomunismeVetëm tre ditë më përpara pikërisht me datën 10-të shtator një ish pjestare e gjygjeve të periudhës komuniste në ish Çekosllovaki në moshë 86-të vjeçare, është dënuar me 6-të vite burg për rolin e saj në një gjygj në të cilin është vendosur të ekzekutohej një politikane antikomuniste.

Gjykata e Lartë çeke ka marrë vendim kundër Ludmilla Brozova-Palednovas, sepse kishte dhënë urdhër për ekzekutim në një gjygj të viteve 50-të, kundër Mllada Harakovës e cila u var me akuzën “tradhëti dhe spiunazh”. Harakova kishte qënë ligjëvënëse dhe një antifasishte e vendosur gjatë luftës së dytë botërore dhe mbas varjes së saj, ka pasur protesta dhe nga Albert Ajnshtajn.
Gjygji që dënoi edhe 9-të të tjerë, ishte një montaturë tipike komuniste dhe një farsë e madhe gjygjësore, por që me sa duket drejtësia dhe populli çek, nuk e kanë përtypur deri në kohën e sotme.
Për ti krijuar kushte në pjesmarrje të moshuarës 86-të vjeçare gjygji i saj u krye në Pizen, qytet perendimor dhe agjensive të lajmeve,  dënuara tashmë 86-të vjeçare ju tha se:Detyra e ime ishte të bindesha urdhërave të eprorëve.
Gjithsesi Gjykata e Lartë Çeke në vitin 2008-të arrin të dënojë për krimet e kryera në periudhën komuniste një ish prokurore të gjygjeve të asaj kohe.

Azhornimi i fundit ( Saturday, 13 September 2008 )
Lexo me shume...
 
<< Fillim < Prapa 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Para > Fund >>

Rrezultatet 19 - 27 e 274

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 4°C
Lag.: 81%
Shpejt.: 10 km/h
Drejtimi: 10°
Barom.: 991.9 mb
N
Vizitore: 1424150

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page