|
|
| |
| |
|
|
Lajmet -
Lajmet e Fundit
|
|
Friday, 04 July 2008 |
Besi Bekteshi
Pontili i Shkodrës vëndi i derdhjes së ujrave të zeza të qytetit.
Liqeni vazhdon të atrofizohet nga të “zezat” e Shkodrës.
Pjesa më e bukur turistike në kundërmim të derdhjeve të ujrave të zeza.
Shkodër---Bregu i liqenit nga krahu i pontilit, është një nga
atrakasionet turistike të Shkodrës. Ai ka qënë vazhdimisht një nga
shetitoret më të kalueshme dhe të përdorura nga qytetarët e Shkodrës.
Sot është vëndi më i ndytë dhe kundërmues me erën e rëndë të ujrave të
zeza të qytetit. Si vizitorët e huaj dhe ato vëndas tanimë, nuk mund të
qëndrojnë më tepër se 5 minuta, sepse do të detyrohen nga era e rëndë
të largohen sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithse është deklaruar se
aty nuk do të derdhen të “zezat” e qytetit, përsëri gjëndja është po
ajo dhe atrofizimi i kësaj zone shikohet qartë dhe është një fatkeqësi
e madhe si për qytetarët ashtu edhe për të huajt, që tentojnë të
shikojnë këtë zonë.
I gjithë vëndi është zënë tashmë nga ujrat e pista dhe derdhjet e
vazhdueshme janë të mëdha, duke rritur masën e madhe të pjesës së
liqenit në pushtetin e pisllekut masiv.
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
Lajmet -
Lajmet e Fundit
|
|
Friday, 04 July 2008 |
Besi Bekteshi
Në Shkodër rrugët shëmben, pa arritur të inagurohen.
Rruga “Fetah Barbullushi” nis me shëmbje dhe arrnime.Shkodër—Tashmë po
kuptohet qartë se cilësia e punimeve në rrugët e Shkodrës sa vjen e po
bie në një pikatë të lirshme dhe për fat të keq, nuk po kundërshtohet
ashpër jo vetëm nga Bashkia, por as nga shoqëria në përgjithësi.
Mënyrat për të vendosur pak firma në shumë tendera, po sjell edhe një
cilësi të dobët që nuk arrin të inagurojë investime pa pasur defekte.Në
rrugën “Fetah Barbullushi” që ka shumë pak ditë që ka përfunduar, kanë
filluar shëmbjet dhe me sa dukut ato vijnë si pasojë e kanalizimeve të
dobëta, projekteve të dobëta dhe punimeve të tilla.
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
Fotot e dites -
Fotot e dites nga Shkodra
|
|
Friday, 04 July 2008 |
Celet Shkodra Jazz Festival 4 
|
|
|
Lajmet -
Lajmet e Fundit
|
|
Thursday, 03 July 2008 |
|
Me daten 7 korrik 2008,diten e Hene,ne Muzeun Historik te qytetit te
Shkodres,ne oren 20. 00 darke,studente te deges psikologji zhvillojne
debatin "Arti primitiv dhe psikologjia e artit" Moderator psikologu i
artit Qamil Gjyrezi.Jeni te ftuar te merrni pjese dhe te
debatoni!!Marrin pjese Ilsa Kombi,Ershela Bilali,Irena Kraja dhe Fatmir
Juka!!
|
|
|
Lajmet -
Lajmet e Fundit
|
|
Thursday, 03 July 2008 |
2korrik-08 / Besi Bekteshi
Merr fund krenaria që freskonte shkodranët në qëndër të qytetit.
Tashmë ka filluar ndërtimi i shtatrivanit të ri, larg strukturave të skemave të dikurshme.
Shkodër—Shkodra krahas ndërtimeve shumëkatëshe të cilat po mbijnë si kërpudha dhe disa akseve rrugore të përfunduara apo në ndërtim, po ndryshon edhe imazhin e saj në qëndër. Përpara disa muajsh me anën e një fondi bashkiak dhe një donacioni edhe si projekt të “Intercorporation”, është marrë vëndimi për të ndryshuar dhe transformuar shtatrivanin e madh në qëndër të qytetit në lulishten përballë prefekturës dhe rektoratit.
Shtatrivani i vjetër ka qënë një nga veprat e fundit të diktaturës dhe ka pasur pamjen e disa petaleve rombike të cilat kanë krijuar edhe imazhin e asaj kohe.
Nuk ka qënë gjithmonë funksionant shatrivani i vjetër edhe për shkak të mekanizmave tepër primitivë e të sajuar që kurrë nuk u plotësuan, por gjithsesi ai përdorej në momente kur Bashkia vendoste pompat në punë dhe qytetarët shkodranë shijonin në të nxehtët e madh, freskinë e tij dha barin e lulishtes.
Sot ka filluar puna për ndërtimin e shatrivanit të ri i cili do të jetë shumë me modern dhe atraktiv, por edhe më i vogël dhe në lidhje të plotë me relaksin e lulishten.
Në fakt qytetarët shkodranë janë tepër të interesuar se si do të transformohet dhe në shumicën e rasteve janë të kënaqur pse po rikonstrukturohet, por edhe të pa kënaqur pse kjo gjë po bëhet në verë.
Këtu nuk është vetëm problemi i tij, por kryesisht edhe i parkut të madh e të gjelbëruar të qëndrës së qytetit.
Në fakt ky shtatrivan do të jetë pak më i vogël, por do të jetë shumë me funksionant dhe do të ketë edhe lojra për fëmijë si dhe mjedise atraktive shoqërore të cilat kanë munguar prej vitesh.
Ajo që kanë kërkuar qytetarët kanë qënë edhe banjot publike të vendosura nën parkun e madh, por që nuk janë marrë parasysh nga ato që e kanë ideuar këtë qëndër relaksi në Shkodër. Natyrisht shtatrivani i ri do të ketë disa pika ku uji do të lëshohet me fuqi lart dhe një lojë të madhe me drita, por edhe ura lidhëse dhe shetitore të plotësuar me ndenjëse të shumta. Specialistët në Shkodër mendojnë se do të jetë një nga veprat më të thjeshta, por njëkohësisht të arritura për qëndrën e qytetit dhe agjensia zvicerane që e ka propozuar është vlersuar së tepërmi për zgjidhjet e saj arkitektonike dhe kreative. Tanimë firma e ka nisur punën e saj për zbatimin e projektit dhe me sa duket deri në fundin e vitit, qyteti i Shkodrës do të jetë me qëndrën e tij si një nga parqet më të bukur, por edhe shatrivanin e madh më kreativ dhe njëkohësisht tërheqës në Shqipëri. Bashkëpunimi i Bashkisë së Shkodrës me “Intercorporation” me shumën prej 20 milion lekë do të trasformojë në një pamje tjetër qëndrën e Shkodrës e cila po arrin të preket e fundit në këtë drejtim, nga institucioni i saj kryesor, që është Bashkia.
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
Lajmet -
Lajmet e Fundit
|
|
Wednesday, 02 July 2008 |
|
30qershor-08 / Besi Bekteshi
Rama takon të “majtën e pavarur” në Shkodër.
Rama: Merreni apo nuk merreni ju me politikë, ajo merret me ju.
Shkodër—Edi Rama ka mundur të takojë në një nga lokalet e hyrjes në Shkodër shumë prej intelektualëve dhe të rinjve të cilët janë me bindje të majta por që nuk janë të aktivizuar fuqishëm në strukturat e partive pikërisht të majta të qytetit më të madh në veri. “Ne po materializojmë idenë për t’ju krijuar mundësi angazhimi politik edhe atyre që nuk janë në përbërje të partive politike” kjo ka qënë hapja e takimit të intelektualëve me kreun e partisë soscialiste të Shqipërisë.Në fakt ka qënë Shkodra qyteti ku Rama ka hapur serinë e takimeve të tij nën logon “Takim me Shoqërinë”. Ka shumë njerëz dhe të vlershëm ka thënë Rama që Shqipëria dhe qytetet tona nuk e kanë luksin ti lënë jashtë vëmëndjes dhe ti lënë pa shfrytëzuar në potencialet dhe kapacitetet e tyre. Por për fat të keq janë jashtë vëmëndjes si dhe të pa shfrytëzuar për të mirën të vëndit dhe komunitetit, për shkak se kanë neveri nga partitë politike dhe për shkak se partitë politike kanë frikë prej tyre ka precizuar Rama.
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
Lajmet -
Lajmet e Fundit
|
|
Wednesday, 02 July 2008 |
|
Besi Bekteshi
Rikthehet trafiku dhe “autostrada e lopëve” në rrugën e Velipojës.
Fillojnë aksidentet nga qarkullimi i kafshëve dhe karrocave.Shkodër—Turizmi në Velipojë ka gjithmonë viktimat e tij në rrugën e vështirë dhe të mbushur ma kafshë dhe karroca e cila merr jetë njerzish sepse aksi rrugor zotërohet nga jo njerzit.
|
|
Lexo me shume...
|
|
|
|